Aleancat e Zhvillimit Global
- Rifreskimi i fundit: 23 Qershor 2009
![]()
|
Ndėrtimi i Aleancave tė Zhvillimit
VĖSHTRIM I PĖRGJITHSHĖM
Gjatė dy dekadave tė fundit kanė ndodhur ndryshime themelore nė burimet e financimit tė zhvillimit ekonomik nė botė. Dikur e dominuar prej ndihmės sė huaj tė ofruar zyrtarisht nga qeveria, tanimė ėshtė arena pėr shumė aktorė. Burimet joqeveritare sot zėnė rreth 80 pėr qind tė burimeve nė zhvillimin ekonomik tė vendeve nė zhvillim, nėse e krahasojmė mė 30 pėr qind qė ishte gjatė viteteve 1970-tė. Shumė prej kėtyre burimeve jopublike vijnė prej sektorit privat.
Mbi kompanitė ushtrohet njė presion gjithmonė nė rritje qė ato tė bėhen novatore dhe tė pėrdorin kompetencat e tyre bazė nė gjetjen e zgjidhjeve pėr problemet e varfėrisė dhe tė zhvillimit tė tilla si: mungesa e disponueshmėrisė sė medikamenteve, uji dhe higjiena publike, energjitika dhe sigurimi i ushqimeve, teknologjia dixhitale, kredimit dhe arsimimi. Thėnė shkurt, bizneseve u kėrkohet qė tė shndėrrohen nė njė forcė e tė mirės ndėrsa mbeten ende konkurruese dhe pėrfitojnė nga pjesėmarrja e tyre nė treg.
Ky mjedis nė ndryshim, i ka kėrkuar USAID-it, si donatori mė i madh global dypalėsh, qė tė rimendojė strategjinė e zhvillimit tė ndihmės sė huaj tė ofruar dhe tė krijojė partneritete me sektorin privat, shpesh tė referuar si aleanca publike private ose partneritete ndėrsektoriale. Brenda USAID-it ato njihen me termin Aleanca tė Zhvillimit Global. Modeli i aleancave pėrfshin grumbullimin e njohurive tė pėrbashkėta, tė aftėsive dhe tė burimeve tė USAID-it me ato tė sektorit privat dhe tė partnerėve tė tjerė. Ato bashkojnė pėrgjegjėsitė dhe angazhimet pėr burime nė fusha tė veēanta bashkėpunimi. Nė krijimin e njė marrėdhėnieje tė tillė, USAID-i dhe partnerėt e tij identifikojnė sė bashku zgjidhje tė cilat pėrdorin ekpertizėn qė secila prej palėve sjell nė tryezė. Duke punuar me partnerė, aleancat kanė njė efekt shumėfishues duke pasur njė ndikim mė tė madh sesa ai qė do tė ishte realizuar nėse partnerėt do tė kishin punuar nė mėnyrė tė pavarur.
Bashkėpunimet mes partnerėve tė shumtė mund tė jenė katalizatorė tė fuqishėm pėr ndryshimin dhe njė mekanizėm i vlefshėm pėr tė ofruar zgjidhje eficiente, efektive dhe tė barabarta pėr sfidat e zhvillimit.
FOKUSI I PROGRAMIT
Aleanca e Zhvillimit Global e USAID-it shėrben si njė katalizator pėr tė nxitur ide, pėrpjekje dhe burime pėr sektorėt publikė dhe privatė, pa harruar edhe organizatat jo-fitimprurėse nė mbėshtetje tė objektivave tė pėrbashkėt. Duke qenė pjesė e njė partneriteti, USAID-i mund tė zhvillojė marrėdhėnie cilėsore afatgjata me aktorė tė tjerė kyē nė shoqėri, marrėdhėnie cilėsore, tė cilat i qėndrojnė testit tė kohės dhe mundėsojnė zhvillimin e duhur sipas rrethanave specifike tė projekteve dhe tė programeve tė rėndėsishme, tė cilat me kalimin e kohės bėhen tė vetėqėndrueshme. Ekziston njė numėr projektesh qė USAID/Shqipėri po zhvillon pėrmes partneriteteve me qeverinė vendore, bizneset dhe tė tjerė. Ne e mirėpresim interesin e partnerėve tė rinj.
ĒĖSHTĖ ZHVILLIMI I ALEANCAVE GLOBALE?
Njė aleancė ėshtė njė marrėveshje mes dy a mė shumė palėve qė tė pėrcaktojnė bashkarisht njė problem zhvillimi dhe tė kontribuojnė nė zgjidhjen e tij.
Partnerėt e aleancave ndajnė bashkė burime, rreziqe dhe shpėrblimet nė ndjekjen e njė objektivi, qė mund tė arrihet mė mirė, nėse punohet sė bashku. Qėllimi i saj: tė sjellė bashkė rezultate mė tė mėdha pėrmes kombinimit tė forcave tė partnerėve tė shumtė nė pėrmbushjen e njė problemi zhvillimi. Forca shtytėse ėshtė dallimi se ēdo pjesė ėshtė e aftė tė ofrojė burime domethėnėse qė pala tjetėr nuk i disponon, dhe duke punuar sė bashku mund tė arrijnė njė vlerė mė tė madhe, mė eficiente, nė krahasim me atė qė do tė kishin arritur nėse do ta kishin ndėrmarrė tė vetėm kėtė zgjidhje.
Rregullat e USAID-it pėr modelin e Aleancave tė Zhvillimit Global kėrkojnė tė paktėn njė koordinim fondesh nė raportin 1:1. Ndėrsa qeveritė kombėtare dhe vendore, dhe donatorė tė tjerė tė huaj janė tė mirėpritur pėr tu bėrė anėtarė tė aleancave, talentet tė cilat gjenden nė sektorin privat dhe nė njohuritė qė ata disponojnė janė kyē nė maksimizimin e ndikimit tė projekteve.
PARTNERĖT E ALEANCAVE MUND TĖ PĖRFSHIJNĖ:
- Bizneset private, shoqatat e biznesit dhe tė tregtisė
- Fondacionet
- Liderėt filantropė, duke pėrfshirė edhe Kapitalistėt e Sipėrmarrjeve
- OJF-tė, Organizatat e bamirėsisė
- Organizatat rajonale dhe ndėrkombėtare
- Universitetet dhe kolegjet
- Grupet civile
- Qeveritė e tjera donatore, agjencitė e huaja tė zhvilimit, qeveritė e vendeve tė tjera
- Grupet e avokatisė
- Tė tjera
KONTAKTONI:
John Brannaman, Shefi i Zyrės sė Programit tė USAID-it
Brunilda Muēa, Kėshilltare pėr Zhvillimin e Alenacave tė USAID/Shqipėrisė
Tel: +355 42 247 285
http://albania.usaid.gov/

