Nisma e Vendit nė Fokus
- Rifreskimi i fundit: 25 Qershor 2009
![]()
|
VĖSHTRIM I PĖRGJITHSHĖM
Nisma e Vendit nė Fokus u zhvillua nė vitin 2008 prej ish-Administratores sė USAID-it, zj. Henrieta For, si njė pėrqasje e mbarė qeverisė pėr planifikimin dhe pėrmbushjen e nismave tė zhvillimit, tė mbrojtjes dhe ato diplomatike nė vendet nė tė cilat aktualisht operon Misioni i USAID-it. Ky grupim strategjik i programeve tė ndryshme tė asistencės ėshtė njėra prej mėnyrave pėr tė pėrdorur nė mėnyrė efektive burimet e Qeverisė sė Sh.B.A.-sė pėr tė pėrmbushur qėllimet e politikės sė jashtme.
Misioni i Sh.B.A.-sė nė Shqipėri u pėrzgjodh si njėri prej pesė vendeve nė fokus nė mėnyrė qė tė rrisė pėrqendrimin strategjik dhe tė koordinojė burimet mes Agjencisė sė Shteteve tė Bashkura pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), Zyrės sė Bashkėpunimit Ushtarak dhe Departamentit tė Shtetit.
Pėrgjatė datave 11-12 mars 2009, Misioni i Sh.B.A.-sė nė Shqipėri organizoi njė seminar dyditor pėr marrėdhėniet civile-ushtarake tė Sh.B.A.-sė nė Tiranė, me pjesėmarrjen e pėrfaqėsueve nga Zyra Qendrore e USAID-it nė Uashington, D.C., nga Zyra e Sekretarit tė Mbrojtjes, si dhe nga Komanda e Shteteve tė Bashkuara nė Evropė (EUCOM) me qendėr nė Shtutgart tė Gjermanisė.
Pas seminarit, Misioni i Sh.B.A.-sė nė Shqipėri dhe Departamenti i Mbrojtjes nėnshkruan njė Marrėveshje Mirėkuptimi qė angazhon organizatat tė vazhdojnė takimet dhe koordinimet me njėri-tjetrin pėr tė parė ecurinė e kėtyre propozimeve fillestare tė pėrmbushen, pėr tė vlerėsuar mė tej ndikimin dhe suksesin e tyre, pėr tė gjeneruar veprimtari tė pėrbashkėta nė tė ardhmen dhe pėr tė bashkėpunuar mė ngushtėsisht nė zhvillimin e planeve nė nivel kombėtar.
FOKUSI I PROGRAMIT
- Pėrmirėsimi i shėndetit publik bazė dhe ndikimi i tij nė shėndetsinė shqiptare
- Vazhdimi i ēarmatimit dhe koordinimi i shkatėrrimit tė municioneve
- Fuqizimi i pėrgatitjes pėr fatkeqėsitė natyrore dhe koordinimi i emergjencave

