- Rifreskimi i fundit: 05 Shtator 2007
![]()
|
Nxitja e Rritjes Ekonomike dhe e Mirėqenies
Situata Aktuale
Shqipėria vazhdon tė realizojė njė nivel tė rėndėsishėm rritjeje pėr shkak tė performancės sė fortė makroekonomike dhe sasisė sė madhe tė parave tė dėrguara nga jashtė qė arriti nė 933 milionė Euro ose 12.8 pėr qind tė prodhimit tė pėrgjithshėm tė vendit. Prodhimi i Brendshėm Bruto (GDP) u rrit me afro 5 pėr qind nė vitin 2006, pavarėsisht prej ngadalėsimit tė ndėrtimeve dhe efektit tė pavaforshėm tė ndėrprerjeve tė vazhdueshme tė energjisė elektrike. GDP-ja pėr frymė u rrit nga 2,619 dollarė nė vitin 2005, nė mbi 2,855 dollarė nė 2006. Pėrqindja mesatare e inflacionit ishte 2.5 dhe deficiti buxhetor u zvogėlua me 3 pėr qind tė GDP-sė. Nė bazė tė Sondazhit tė Standardeve dhe Matjes tė Jetesės nė vitin 2005, varfėria nė Shqipėri u zvogėlua nė 18.5 pėr qind nga 25.4 pėr qind e popullsisė nė vitin 2002.
Ndėrsa kėto arritje janė tė rėndėsishme, Shqipėria mbetet njė nga vendet mė tė varfėra nė Evropė dhe tė ardhurat e saj pėr frymė janė mė tė ulėtat nė tėrė rajonin e Ballkanit. Pėrsa i pėrket Treguesit tė Zhvillimit Njerėzor (Raporti i Zhvillimit Njerėzor i PNUD-it pėr vitin 2004), Shqipėria zė vendin e 65-tė nga 177 vende tė botės. Norma mesatare e papunėsisė ėshtė 14.2 pėr qind duke arritur nivele mė tė larta nė zonat rurale. Investimet e drejtėpėrdrejta tė huaja (FDI) nė vitin 2006 ishin 260 milionė Euro, duke e vendosur Shqipėrinė nė njė nga marrėsit mė tė vegjėl tė investimeve tė drejtėpėrdrejta tė huaja nė rajon. Ndonėse pėrqindja vjetore e rritjes sė eksporteve (18 pėr qind) ishte mė e lartė se ajo e importeve (15 pėr qind), deficiti tregtar vazhdon tė zgjerohet, duke arritur nė 2.259 miliardė dollarė nė vitin 2006 dhe duke tejkaluar deficitin e vitit tė mėparshėm me 16 pėr qind.
Aktualisht sektori privat kontribuon nė mė shumė se 75 pėr qind tė GDP-sė dhe mė shumė se 62 pėr qind tė punėsimit. Ndėrmarrjet mikro, tė vogla dhe tė mesme janė forca shtytėse e zhvillimit ekonomik dhe e krijimit tė vendeve tė punės pėr Shqipėrinė. Ato zėnė rreth 99.5 pėr qind tė ndėrmarrjeve private dhe rreth 75 pėr qind tė numrit tė pėrgjitshėm tė tė punėsuarve nė sektorin jo-bujqėsor. Megjithėkėtė, zhvillimi i ndėrmarrjeve mikro, tė vogla dhe tė mesme ėshtė penguar nga kapaciteti i tyre i ulėt konkurues, nga kufizimi nė marrjen e kredive tregtare dhe nga mjedisi i pafavorshėm pėr biznes tė shkaktuar prej korrupsionit nė masė, prej konkurrencės sė padrejtė, prej kostove tė larta tė hapjes sė biznesit dhe prej pėrdorimit nė mėnyrė kontradiktore tė ligjeve dhe tė rregullave fiskale. Gjithashtu, infrastruktura e dobėt (energjia, komunikacioni dhe transporti), pronėsia e diskutueshme e pronave dhe shteti i dobėt ligjor shkurajojnė investimet e brendshme dhe tė huaja. Sipas Raportit tė Konkurueshmėrisė Globale tė Forumit Ekonomik Botėror pėr vitin 2006-2007, Shqipėria renditet prapa pjesės mė tė madhe tė vendeve tė rajonit, si pėr Treguesin e Rritjes sė Konkurueshmėrisė, ashtu edhe pėr Treguesin e Konkurueshmėrisė sė Biznesit.
Programi i Rritjes Ekonomike i USAID-it promovon rritjen e vazhdueshme ekonomike. Ai synon tė adresojė pengesat qė i dalin zhvillimit tė ndėrmarrjeve private, tė zvogėlojė deficitin tregtar, tė rrisė investimet e huaja tė drejtėpėrdrejta, tė krijojė vende pune dhe tė ulė varfėrinė. USAID-i do tė arrijė objektivat e programit pėrmes forcimit tė kapacitetit konkurues tė ndėrmarrjeve private; pėrmes rritjes sė kredive dhėnė ndėrmarrjeve mikro, tė vogla dhe tė mesme; dhe pėrmes nxitjes sė njė mjedisi politikash qė nxisin zhvillimin e biznesit, tė tregtisė dhe tė investimeve private.
Fokusi i Programit:
- Pėrmirėsimi i Politikave Ekonomike dhe i Mjedisit tė Biznesit
- Pėrmirėsimi i Konkurueshmėrisė sė Sektorit Privat bujqėsor dhe jo-bujqėsor
- Forcimi i Sektorit tė Shėrbimeve Financiare dhe Rritja e Sigurimit tė Kapitalit
- Shtrirja dhe Pėrmirėsimi i Mundėsisė pėr Infrastrukturėn Ekonomike dhe Sociale
Arritjet Kryesore
Pėrmirėsimi i Konkurueshmėrisė sė Sektorit Privat
- 13,000 ndėrmarrje private kanė pėrfituar drejtėpėrdrejtė nga asistenca e USAID-it pėr pėrmirėsimin e kapaciteteve tė tyre teknike, menaxheriale dhe tė marketingut, si dhe kanė rritur sigurimin e burimeve financiare pėr zgjerimin e bizneseve tė tyre.
Forcimi i Sektorit tė Shėrbimeve Financiare dhe Rritja e Sigurimit tė Kapitalit
- Bankat tregtare u dhanė nėntėdhjetė e tre kredi pjesėmarrėsve tė ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme pėr njė vlerė prej 3.86 milionė dollarė.
- Ndėrmarrjet e ndihmuara nga USAID-i morėn afro 9,800 kredi pėr njė vlerė totale prej 27.44 milionė dollarėsh prej institucioneve dhe organizatave jo-bankare nė vitin 2004. Mbi 10 pėr qind e kredive iu dha minoritetit Rom (Evgjit). Niveli i shlyerjes sė kredisė ishte mbi 98 pėr qind.
-
Depozitat bankare u rritėn me 23 pėr qind nė 4.55 miliardė dollarė nė vitin fiskal 2006, duke treguar rritjen e besimit tė publikut ndaj sistemit bankar, pjesėrisht pėr shkak tė pėrpjekjeve tė USAID-it pėr tė fuqizuar kapacitetin veprues dhe mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė.
Pėrmirėsimi i Politikave Ekonomike dhe i Mjedisit tė Biznesit
- Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndėrmarrjeve (AAEF) mbėshteti sektorin e aviacionit shqiptar pėrmes njė ndėrmarrjeje me kapital tė pėrbashkėt me shoqėrinė Tirana Airport Partners. Nė tetor tė vitit 2004 shoqėria, nga tė cilat AAEF ka 21.3 pėr qind tė aksioneve, nėnshkroi njė marrėveshje prej 83 milionė dollarėsh me Qeverinė e Shqipėrisė pėr modernizimin dhe funksionimin e Aeroportit Ndėrkombėtar Nėnė Tereza tė Tiranės (Rinasit). Marrėveshja shėrben si njė tėrheqje e fortė pėr investitorėt e huaj qė tė marrin pjesė nė privatizimin e sektorėve strategjikė tė vendit. Terminali i ri ka nisur tė funksionojė qė nė fillim tė vitit 2007.

