Demokracia dhe Shteti ligjor
- Rifreskimi i fundit: 27 Shkurt 2009
![]()
|
Qeverisja me Drejtėsi dhe Mėnyrė Demokratike
Situata aktuale
Nė pesėmbėdhjetė vitet e fundit tė tranzicionit qė kur u lejua zgjedhja e qeverisjes, Shqipėria ka pėrjetuar shqetėsimet qė ka sjellė mungesa e stabilitetit ekonomik nė vitet 1990-tė, pėr tu pėrballuar me sfida tė reja tė lidhura me konsolidimin e institucioneve demokratike qė deri tani kanė pasur rezultate tė pėrziera. Ndonėse tė lira dhe konkurruese, zgjedhjet nė Shqipėri vazhdojnė tė pengohen prej konflikteve partizane qė minojnė integritetin dhe drejtėsinė e tyre. Institucionet e pavarura tė pushteteve vendore janė ngritur prej rrėnojave tė njė shteti tė centralizuar komunist, por cilėsia e qeverisjes dhe pjesėmarrja nė nivelet lokale mbetet e dobėt. Shoqėria civile ka shtuar median e lirė dhe njė grup OJF-sh tė fuqishme, por cinizmi publik pėr institucionet, nga parlamenti deri tek gjykatat, pėrfshin tė gjithė spektrin politik. Pavarėsia e gjyqėsorit ėshtė e themeluar mirė, por vendimet gjyqėsore rrethohen prej ndikimeve tė palejueshme private, duke e dobėsuar besimin e publikut nė integritetin e sistemit gjyqėsor. Qeveria qė doli prej zgjedhjeve tė vitit 2005 ėshtė betuar tė luftojė problemet e korrupsionit dhe qė prej kėsaj ka miratuar legjislacionit antikorrupsion me rezultate modeste. Me potencialin pėr anėtarėsimin nė BE dhe NATO, tė cilat shquhen sė afėrmi nė horizont, Shqipėria ka mundėsinė tė kultivojė shtetin ligjor dhe tė pėrmirėsojė perspektivėn e saj pėr integrimin Euro-Atlantik.
USAID/Shqipėri po ndihmon nė kėto pėrpjekje. Programi ynė synon tė pėrforcojė mekanizmat e pėrgjegjshmėrisė sė institucioneve dhe tė fuqizojė pushtetin nė nivel qendror dhe vendor. Asistenca jonė synon institucione tė tilla si Inspektoriati i Lartė pėr Deklarimin dhe Kontrollonin e Pasurive, me autoritetin pėr tė gjurmuar dhe raportuar praktikat korruptive. Pėrsa i pėrket pjesės joqeveritare, programi nxit pėr pėrgjegjėsi mė tė madhe tė institucioneve duke mbėshtetur organizata jofitimprurėse dhe organizata mbikėqyrėse, median investigative si dhe anketime dhe sondazhe tė opinionit publik.
Fokusi i programit
- Tė rrisė pėrgjegjėsinė dhe transparencėn e sektorit publik, duke zvogėluar korrupsionin;
- Tė forcojė avokatinė civile dhe OJF-tė mbikėqyrėse;
- Tė pėrmirėsojė median investiguese dhe etikėn e medias, sondazhe dhe anketime tė opinionit publik;
- Tė rrisė pavarėsinė dhe aftėsinė e pushtetit vendor;
- Tė pėrmirėsojė performancėn profesionale dhe etike tė gjyqėsorit dhe tė institucioneve tė tjerė qeverisėse.
Arritjet kryesore tė vitit 2007
Procesi zgjedhor:
- Pėrpjekje tė monitorit tė madh tė zgjedhjeve tė pushtetit vendor nė muajin shkurt 2007 qė rekrutuan dhe trajnuan rreth 3,000 monitorues tė vendosur nė qendrat e votimit nė mbarė vendin;
- Njė pėrpjekje pėr monitorimin e medias gjatė fushatės zgjedhore tė vitit 2007 prodhoi njė sistem raportues ndėr-veprues qė e detyroi median tė siguronte balancė nė mbulimin e ēėshtjeve zgjedhore;
- USAID-i financoi sondazhet e opinionit publik parazgjedhor pėrpara zgjedhjeve tė pushtetit vendor tė vitit 2007 si dhe pėrpara zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2005;
- Fushata e Qeverisjes sė Mirė e organizuar prej Koalicionit Shqiptar Kundėr Korrupsionit (ACAC) gjatė fushatė sė vitit 2007 nė mėnyrė qė zyrtarėt e zgjedhur prej votimeve tė mbanin premtimet e tyre;
- Debate zgjedhore tė transmetuara nė televizion nė 2007
Pėrgjegjshmėria/Transparenca e Qeverisė:
- Tė mbėshtesė Inspektoriatin e Lartė pėr Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive rezultuan nė fuqimin e rolit tė institucionit si detyrues tė ligjeve tė deklarimit tė pasurive dhe tė konfliktit tė interesit;
- Njė numėr i madh zyrtarėsh janė larguar nga detyra pėr shkak tė konflitit tė interesave/deklarimeve mashtruese nė vitin 2007;
- Njė zbatim mė i mirė i ligjit tė Lirisė sė Informacionit si rezultat i bashkėpunimit me Avokatin e Popullit dhe trajnimin e zyrtarėve, mbikėqyrėsve civilė, medias;
- Financimi i tė tretit Sondazh tė Korrupsionit nė Shqipėri (2004, 2005, 2006) botuar nė mars 2007 shėrbeu si njė pikė qendrore nė debatin pėr politikat dhe pėr monitorimin civil tė pėrpjekjeve tė performancės sė qeverisė dhe forcoi mė tej kapacitetet kėrkuese tė Shqipėrisė.

