Shėndetėsia
- Rifreskimi i fundit: 05 Shtator 2007
|
Investimi nė Njerėz
Situata Aktuale
Sipas njė vlerėsimi tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė tė zhvilluar nė vitin 2005, popullsia dhe profili i sėmundjeve nė Shqipėri po ndryshon dhe sistemi i kujdesit shėndetėsor nė Shqipėri nuk ka pėrgatitjen e duhur pėr tu pėrballuar me shpeshtėsinė nė rritje tė sėmundshmėrisė dhe rreziqeve tė tjera ndaj shėndetit. Sistemi i shėrbimit megjithė mungesėn e standardeve nė ofrimin e pajisjeve dhe tė shėrbimit mjekėsor, ka nisur tė pėrmirėsojė aftėsitė e mjekėve, infermierėve dhe tė mamive pėrmes edukimit mjekėsor tė vazhdueshėm dhe tė zgjerojė mbledhjen sistematike tė tė dhėnave shėndetėsore pėr planifikimin dhe marrjen e vendimeve. Shpenzimet gjithmonė tė pamjaftueshme, terapitė jo efikase tė ilaēeve dhe aftėsitė e kufizuara mjekėsore sjellin cilėsi tė dobėt tė kujdesit shėndetėsor dhe pėrdorim joefikas tė burimeve. Korrupsioni dhe nivelet e ulėta tė investimeve publike dhe private nė kėtė sektor dobėsojnė gjithashtu reformat dhe dėmtojnė besimin e publikut.
USAID-i kėrkon tė ndihmojė reformėn nė shėrbimet e kujdesit shėndetėsor parėsor nė mėnyrė qė ai tu pėrgjigjet nevojave shėndetėsore tė publikut nė Shqipėri. Programi synon pėrmirėsimin e menaxhimit tė burimeve tė kufizuara, forcimin e njė grup shėrbimesh cilėsore qė ofrohen nė nivelin parėsor tė kujdesit shėndetėsor dhe tė rrisė pėrdorimin e qendrave shėndetėsore nė zonat rurale dhe nė ato urbane. Brenda programit pėr kujdesin shėndetėsor parėsor, USAID/Shqipėri zhvillon programe qė synojnė planifikimin familjar dhe shėndetin riprodhues, luftėn ndaj HIV/AIDS-it dhe politika e programe pėr mirėqenien e nėnės dhe fėmijės.
Fokusi i programit
- Forcimi i reformave shėndetėsore tė Qeverisė sė Shqipėrisė pėr tė krijuar njė sistem tė kujdesit shėndetėsor parėsor plotėsisht tė integruar qė tu pėrgjigjet nevojave tė kujdesit themelor tė popullsisė. Shėrbimet synojnė shėndetin riprodhues, planifikimin familjar, luftėn kundėr HIV/AIDS/ Infeksioneve tė Transmetueshme Seksualisht dhe tuberkulozit;
- Lehtėsimi i dhėnies sė kujdesit shėndetėsor duke pėrmirėsuar aftėsitė e kompetencave klinike, tė menaxhimit, tė planifikimit dhe tė buxhetimit si pėr autoritetet shėndetėsore qendrore, ashtu edhe pėr ato lokale;
- Rritja e ndėrgjegjėsimit, e avokatisė dhe e pjesėmarrjes nė sistemin parėsor shėndetėsor nė nivel komuniteti.
Arritjet kryesore
- Pėrmirėsime nė dhėnien e shėrbimeve shėndetėsore parėsore nė njė numėr gjithnjė e nė rritje qendrash shėndetėsore ndėrsa programi shtrihet nė tėrė vendin nėpėrmjet ofrimit tė trajnimeve, menaxhimit tė qendrave, rregulloreve tė praktikės klinike dhe pėrfshirjes sė komunitetit;
- Shtrirja nė nivel vendi e njė sistemi informacioni shėndetėsor tė bazuar nė tė dhėnat e rregjistrimit tė pacientėve, nė ndihmė tė pėrmirėsimit tė menaxhimit tė Sistemit Shėndetėsor Parėsor ;
- Krijimit tė bordeve tė edukimit mjekėsor tė vazhdueshėm nė pesė qarqe tė vendit pėr tė monitoruar cilėsinė e shėrbimeve tė ofruara nė qendrat e kujdesit shėndetėsor, si hapi i parė drejt akreditimit tė qendrave shėndetėsore nė mbarė vendin;
- Shėrbimet e planifikimit familjar ofrohen nė tėrė Shqipėrinė deri nė nivel komune dhe kanė pėsuar rritje tė dyfishtė tė kėrkesės pėr shėrbime tė planifikimit familjar gjatė vitit tė kaluar.
-
Qeveria e Shqipėrisė adaptoi Sistemin e Menaxhimit tė Informacionit tė Logjistikės sė Kontraceptivėve tė financuar nga USAID-i i cili siguron informacionin e nevojshėm qė tė sigurojė njė ofertė tė vazhdueshme tė kontraceptivėve modernė dhe tė zvogėlojė rrezikun pėr mungesėn e tyre.
Komisionin Kombėtar pėr Sigurinė Kontraceptive u asistua nga USAID-i qė tė formulonte Strategjinė e parė Kombėtare tė Sigurimit tė Kontraceptivėve; tė firmosur nga Ministria e Shėndetėsisė nė vitin 2003.
