Bookmark or Share:

Anti Trafikimi

Foto nga: USAID/Shqipėri
 

Arritja e Paqes dhe e Sigurisė

Situata Aktuale
Shqipėria klasifikohet si njė vend burim trafikimi kryesisht pėr gratė dhe fėmijėt, me qėllim shfrytėzimi seksual nė Greqi dhe nė Itali, dhe mė pas nė vende tė tjera tė BE-sė, si p.sh. nė Belgjikė, nė Francė, nė Mbretėrinė e Bashkuar,  nė Hollandė etj. Nė Raportin e Departamentit tė Shtetit tė Shteteve tė Bashkuara pėr Trafikimin e Personave (TIP) tė vitit 2006, Shqipėria u rendit si njė vend i Grupit 2 pėr tė pestin vit me rradhė, si njė vend qė arrin standardet minimale/bėn pėrpjekje domethėnėse pėr tė qenė nė pėrputhje me standardet e Aktit pėr Mbrojtjen e Viktimave tė Trafikimit tė vitit 2000. Fillimisht ishte njė vend i Grupit 3 dhe lėvizja e suksesshme e Shqipėrisė nė Grupin 2 ishte rezultat i drejtpėrpėrdrejtė i zbatimit nga Qeveria Shqiptare i Strategjisė Kombėtare pėr Luftėn Kundėr Trafikimit tė Qenieve Njerėzore, krijuar nė vitin 2001. Qeveria e Shqipėrisė ka hartuar njė strategji kombėtare dhe njė plan veprimi pėr vitet 2005-2007, ndėrsa rishtazi adaptoi Strategjinė Kombėtare Kundėr Trafikimit tė Fėmijėve.

USAID/Shqipėri shpalos njė nga pėrpjekjet mė tė mėdha dypalėshe nė anti-trafikim pėr Agjencinė, por USAID-i ėshtė gjithashtu edhe donatori mė i madh, i cili siguron fonde pėr parandalimin e trafikimit dhe pėr riintegrimin mė tė mirė tė ish-viktimave tė trafikimit.

Fokusi i Programit

  • Tė sigurojė shpėrndarje gjeografike tė programeve parandaluese dhe tė shėrbimeve tė ndihmės ndaj viktimave, pėrmes mbėshtetjes sė zyrave nė terren dhe shpėrndarjes sė granteve pėr OJF-tė lokale qė merren me anti-trafikimin.
  • Tė ndėrtojė kapacitete tė OJF-ve shqiptare anti-trafikuese pėr tė siguruar shėrbime tė qėndrueshme, tė cilėsisė sė lartė, nė parandalimin dhe nė riintegrimin e viktimave tė kthyera.
  • Tė ndihmojė Qeverinė e Shqipėrisė pėr tė pėrmbushur standardet ndėrkombėtare tė anti-trafikimit dhe pėr tė ndėrtuar kapacitetin e strukturave tė qeverisė lokale pėr tė ndėrmarrė mė tepėr pėrgjegjėsi nė pėrpjekjet pėr anti-trafikimin lokal dhe pėr mbrojtjen e fėmijėve.
    Tė koordinojė pėrpjekjet e Qeverisė sė Shqipėrisė, tė shoqėrisė civile dhe tė palėve ndėrkombėtare tė interesuara nė pėrmirėsimin e programeve qė shkurajojnė trafikimin, asistojnė dhe riintegrojnė viktimat dhe zvogėlojnė ri-trafikimin.
  • Tė konsolidojė dhe tė standardizojė mbledhjen, analizėn dhe menaxhimin e tė dhėnave.


Arritjet Kryesore

  • Qė tė dyja, Terre des hommes (Tdh) dhe USAID-i, kanė qenė aktivė nė rritjen e ndėrgjegjėsimit kundėr trafikimit tė fėmijėve nė komunitetin ndėrkombėtar gjatė Lojėrave Olimpike 2004 nė Athinė. Tdh i parashtroi shqetėsimin e vet nė takime tė ndryshme ndėrkombėtare, rajonale dhe kombėtare, dhe ndihmoi nė hartimin e njė Memorandumi Mirėkuptimi, qė garanton tė drejtat e fėmijėve si viktima tė trafikimit. Memorandumi i Mirėkuptimit u nėnshkrua nga autoritetet shqiptare dhe greke nė shkurt  tė vitit 2006. 
  • Bashkėpunimi praktik mes punonjėsve socialė shqiptarė tė Tdh-it dhe OJF-sė homologe greke, Arsis, ėshtė rritur. Rritja e punės nė  terren, e koordinuar mes dy organizatave, ka sjellė pėrmirėsimin e zbulimit tė fėmijėve viktima tė trafikimit dhe tė fėmijėve nė rrezik. Mbi 550 fėmijė shqiptarė pėrfitojnė aktualisht nga shėrbimet e mbrojtjes si rezultat i rritjes sė punės nė terren. U organizua njė workshop transnacional pėr tė mbledhur palėt e interesuara tė tė dy vendeve pėr tė shkėmbyer dhe dokumentuar praktikat mė tė mira pėr indentifikimin, pėr tė ndihmuar dhe pėr tė lehtėsuar zgjidhje afatgjata pėr viktimat. Si rezultat, Tdh dhe Arsis kanė botuar raportin me gjetjet e tyre: “Mbrojtja Transnacionale e Fėmijėve: Rasti i Shqipėrisė dhe i Greqisė”.
  •  Aksioni Transnacional kundėr Trafikimit tė Fėmijėve (TACT) III ka punuar me bashkitė lokale pėr krijimin e pesė Njėsive pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve (CPU) nė Shqipėrinė qendrore, lindore dhe jugore (Elbasan, Pogradec, Korēė, Fier dhe Gjirokastėr). CPU-tė janė planifkuar pėr tė ndėrtuar kapacitetet e zyrtarėve lokalė nė zgjidhjen e ēėshtjeve pėr mbrojtjen e fėmijėve dhe pėr parandalimin e trafikimit tė fėmijėve brenda qarqeve tė tyre. TACT vazhdon tė sigurojė mbėshtetje teknike tė vazhdueshme.
  • Nė mėnyrė tė ngjashme Programi “Koordinimi i Veprimeve Kundėr Trafikimit Njerėzor” (KVKTNJ) ndihmoi Ministrinė e Brendshme tė formojė Komitetet Rajonale tė Anti-Trafikimit, tė cilat janė projektuar tė shėrbejnė si grupe mbikėqyrėse tė komunitetit nė parandalimin e trafikimit njerėzor. KVKTNj vazhdon tė sigurojė mbėshtetje teknike tė vazhdueshme.

Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk