Bookmark or Share:

Vėshtrim i Pėrgjithshėm

 
Ndėrmarrjet mikro, tė vogla dhe tė mesme janė forca shtytėse e zhvillimit ekonomik dhe e krijimit tė vendeve tė reja tė punės nė Shqipėri. Ato pėrllogaritėn nė 99.5 pėr qind tė ndėrmarrjeve private dhe nė rreth 75 pėr qind tė tė punėsuarve nė sektorin jo-bujqėsor. USAID-i ndihmon ndėrmarrjet shqiptare nė rritjen e produktivitetit dhe tė konkurrueshmėrisė.

Vėshtrim i Pėrgjithshėm

Shqipėria ka luajtur njė rol pozitiv dhe moderator nė Ballkan dhe gjatė viteve tė fundit ka bėrė hapa tė mėdhenj drejt integrimit Euro-Atlantik –  siē ėshtė nėnshkrimi i Marrėveshjes sė Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian dhe marrja e ftesės pėr t’iu bashkuar NATOs nė vitin 2008. Sfidė e rėndėsishme mbetet ende qė Shqipėria tė bėhet njė demokraci sociale dhe ekonomike e zbatueshme.

Nė kuadėr tė Ndihmės sė Huaj ofruar nga Qeveria e Sh.B.A.-sė, programi i zhvillimit i USAID-it  ndihmon Shqipėrinė nė forcimin e pėrgjegj-shmėrisė dhe tė transparencės qeveritare nė  uljen e korrupsionit, nė rritjen e konkurueshmėrisė nė sektorin privat nė Shqipėri, nė pėrmirėsimin e dhėnies sė njė shėrbimi mjekėsor cilėsor, nė sigurimin e njė burimi tė besueshėm dhe tė pėrballueshėm financiarisht tė energjisė elektrike dhe nė zvogėlimin e trafikimit njerėzor. Nė janar 2009 USAID-i do tė nisė zbatimin e Programit tė Pragut tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit (KSM) Faza II nė Shqipėri pėr tė adresuar reforma kundėr korrupsionit nė sektorėt e administratės publike dhe nė atė tė drejtėsisė.

RRITJA E PRODUKTIVITETIT DHE E KONKURUESHMĖRISĖ NĖ SEKTORIN PRIVAT
Qė prej vitit 2001 Shqipėria ka ruajtur njė nivel impresionues rritjeje tė Produktit tė Brendshėm Bruto (PBB), qė mesatarisht shkon nė pesė pėr qind ēdo vit dhe nivelet e varfėrisė vazhdojnė tė bien. Pavarėsisht progresit, Shqipėria vazhdon tė ketė nivele tė larta tė papunėsisė, investime tė drejtėpėrdrejta tė huaja (IDH) tė ulėta, infrastrukturė tė dobėt dhe deficite tregtare nė rritje. Programi i USAID-it forcon kapacitetin konkurues tė sektorit privat, lehtėson mundėsitė pėr marrjen e kredive tregtare pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme (SME); si dhe pėrmirėson mjedisin mundėsues qė ndihmon zhvillimin e biznesit, tė tregtisė dhe tė investimeve. Pėrpjekjet mė tė mėdha pėrqendrohen nė pėrmirėsimin e produktivitetit dhe tė konkurrueshmėrisė sė SME-ve duke promovuar risi nė teknologji, adaptimin e standardeve ndėrkombėtare tė cilėsisė, zbatimin e praktikave tė mira  tė menaxhimit dhe tė teknikave tė marketingut. Pėr tė shpėnė mė tej mbėshtetjen ndaj sektorit privat, USAID-i ofron ndihmė direkte pėr sektorin elektroenergjetik tė Shqipėrisė.

PROMOVIMI I QEVERISJES SĖ MIRĖ DHE ZHVILLIMI EKONOMIK VENDOR
Shqipėria ka bėrė pėrparime tė ndjeshme pėrsa i pėrket zėvendėsimit tė sistemit politik tejet tė centralizuar, i cili u trashėgua nga epoka komuniste, me njė sistem qė i jep autoritet tė vertetė dhe autonomi qeverisjes vendore nė Shqipėri. Projekti i USAID-it pėr qeverisjen vendore mbėshtet funksione tė tilla tė qeverisjes vendore si planifikimi, zhvillimi ekonomik, si dhe menaxhimin e aksesit tė publikut qė ndihmon nė krijimin e njė klime tė favorshme pėr biznes dhe investime. Programi i shtetit ligjor shėrben pėr forcimin e modeleve tė pėrgjegjshmėrisė dhe tė pasjes sė gjykatave transparente qė mbėshtesin shtetin ligjor.

FORCIMI I SHĖRBIMEVE PARĖSORE SHĖNDETĖSORE PĖR TĖ GJITHĖ QYTETARĖT
Sisteme tė shėrbimeve shėndetėsore mė cilėsore dhe tė pėrballueshme nga tė gjithė, kontribuojnė nė pėrmirėsimin e shėndetit tė tė rriturve dhe tė fėmijėve – duke ndihmuar nė arritjen e zhvillimit tė qėndrueshėm dhe nė pėrmirėsimin e mirėqenies dhe tė produktivitetit tė qytetarėve. Pėr tė ulur sėmundshmėrinė, pėr tė siguruar mbrojtje ndaj grupeve mė tė prekshme prej tyre dhe pėr tė promovuar sistemin parėsor shėndetėsor, USAID-i po punon me Ministrinė e Shėndetėsisė pėr tė ndryshuar mėnyrėn e organizimit, tė financimit dhe tė ofrimit tė shėrbimeve shėndetėsore parėsore nė Shqipėri. Programet e USAID-it pėrmirėsojnė eficiencėn nė financimin dhe nė dhėnien e shėrbimeve, aksesin nė shėrbimet parėsore shėndetėsore nga qytetarėt, cilėsinė dhe praninė e shėrbimeve tė shėndetit riprodhues dhe tė shėndetit pėr nėnėn dhe foshnjen, si dhe kapacitetin e qeverisė pėr t’iu pėrgjigjur situatave kėrcėnuese pėr shėndetin publik.

PARANDALIMI I TRAFIKIMIT TĖ PERSONAVE DHE MBROJTJA E VIKTIMAVE
Shqipėria ėshtė njė vend burimi i trafikimit pėr gratė dhe fėmijėt tė pėrdorur pėr shfrytėzim seksual dhe ekonomik brenda vendit, nė rajon dhe nė vende tė tjera tė Evropės. Nė mėnyrė qė tė zvogėlohet trafikimi, tė mbrohen viktimat dhe tė ndiqen penalisht trafikuesit, USAID-i sensibilizon popullatėn nė rrezik dhe informon popullatėn nė pėrgjithėsi mbi ēėshtjet e trafikimit, trajton rrėnjėt shkaktuese tė  varfėrisė dhe tė stigmatizimit social; forcon shėrbimet dhe mbrojtjen e dėshmitarėve pėr tė siguruar riintegrimin e suksesshėm tė viktimave, dhe ndėrton kapacitetin e Qeverisė dhe tė organizatave jo-fitimprurėse pėr t’iu pėrgjigjur trafikimit tė personave. Kėto dy programe gjashtėvjeēare po hyjnė nė vitin pėrfundimtar tė zbatimit tė tyre gjatė vitit fiskal 2009.

PĖRMIRĖSIMI I PĖRGJEGJSHMĖRISĖ, I TRANSPARENCĖS, I AKSESIT NGA PUBLIKU DHE I EFICIENCĖS SĖ INSTITUCIONEVE TĖ QEVERISĖ
Programi Prag dy-vjeēar pėr Shqipėrinė i Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit (KSM), “Faza II”, ngrihet mbi suksesin e programit tė parė qė kėrkoi tė zvogėlonte nivelet e korrupsionit nė administratėn publike tė Shqipėrisė; nė prokurimet publike, nė administratėn tatimore dhe nė regjistrimin e biznesit.  I menaxhuar nga USAID-i ky program synon tė ndėrtojė kapacitetet e gjyqėsorit, tė forcojė aftėsitė e zbatimit tė ligjit pėrmes hetimit tė korrupsionit dhe tė vazhdojė reformat nė administratat tatimore dhe tė licensimit tė biznesit. Progresi nė kėta pesė komponentė do ta ndihmojė Shqipėrinė tė arrijė Qėllimet e Zhvillimit tė Mijėvjeēarit dhe do ta ndihmojė pėr kualifikim nė statusin Kompakt tė KSM-sė.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk