Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

Foto nga: USAID/Shqipėri
 
Njė grua afariste bisedon me njė specialist tė QKR-sė rreth aplikimit pėr regjistrimin e biznesit tė saj. Sapo tė miratohet kėrkesa e saj, ajo do tė regjistrohet automatikisht nė departamentet pėrkatėse nė bashki, nė Drejtorinė e Tatimeve, nė Sigurimet Shoqėrore, nė Sigurimin Shėndetėsor dhe nė Inspektoriatin e Punės.

Regjistrimi i Biznesit nė Shqipėri: Mė i thjeshtė, mė i lirė, mė i lehtė

Regjistrimi i Biznesit nė Shqipėri: Mė i thjeshtė, mė i lirė, mė i lehtė
Inaugurohet Qendra Kombėtare e Regjistrimit nė Tiranė

Tiranė, 10 shtator 2007 – Komuniteti i biznesit nė Shqipėri ka arsye pėr tė festuar sot. Qeveria e Shqipėrisė, me pėrkrahjen e Llogarisė sė Sfidės sė Mijėvjeēarit, hapi sot Qendrėn Kombėtare tė Regjistrimit (QKR), e cila u mundėson bizneseve tė regjistrohen brenda njė dite tė vetme dhe vetėm nė njė zyrė.

Gjatė fjalimit nė ceremoninė e hapjes zyrtare tė QKR-sė, Kryeministri, Z. Sali Berisha, tha se “kjo qendėr zgjeron liritė ekonomike tė individit” pėr bizneset nė Shqipėri.

Duke vizituar QKR-nė nė Tiranė ose njė nga sportelet e shėrbimit tė kėsaj Qendre nė bashki, shqiptarėt mund tė regjistrojnė bizneset e tyre, tė marrin njė numėr identifikimi pėr tatimpaguesin (NIPT) dhe njėkohėsisht tė regjistrohen edhe pėr sigurimet shoqėrore e shėndetėsore.  

Ambasadori i ri i SHBA nė Shqipėri, z. John L. Withers II (Xhon L. Uidhėrs), theksoi faktin se ishte pikėrisht partneriteti ndėrmjet Qeverisė sė Shqipėrisė dhe projektit tė Sfidės sė Mijėvjeēarit pėr Shqipėrinė qė bėri tė mundur krijimin e QKR-sė dhe inkurajoi shqiptarėt tė pėrfitojnė nga procedurat e reja tė regjistrimit tė biznesit. 

“Korporata e Sfidės sė Mijėvjeēarit (KSM) ėshtė e kėnaqur qė pėrpjekjet tona tė pėrbashkėta bėnė tė mundur kėtė ditė tė rėndėsishme pėr pėrmirėsimin e klimės sė biznesit nė Shqipėri,” tha znj. Maria Longi, Drejtore e Programeve tė Pragut tė KSM. “Ne do tė vazhdojmė tė mbėshtesim reformat nė fushėn e regjistrimit tė biznesit, si dhe nė fushat e mbuluara nga dy komponentėt e tjerė tė projektit, qė janė administrata tatimore dhe prokurimi publik, si dhe pjesėmarrjen e komunitetit tė biznesit nė kėto reforma.” 

Z. Berisha, Ambasadori Withers dhe Znj. Longi prenė shiritin e inaugurimit dhe vizituan zyrat e QKR. Ata pėrgėzuan pėrfaqėsues tė disa kompanive qė dorėzuan aplikimin pėr regjistrim ditėn e premte, datė 7 shtator, dhe e kryen regjistrimin brenda njė dite. Z. Berisha i uroi atyre suksese nė sipėrmarrjen e re tė kompanive pėrkatėse.

Krijimi i Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit ėshtė pjesė e reformave tė administratės publike nė Shqipėri, mbėshtetur nga Marrėveshja Prag e Sfidės sė Mijėvjeēarit pėr Shqipėrinė ndėrmjet qeverisė sė SHBA dhe qeverisė shqiptare, administruar nga USAID-i. Marrėveshja Prag pėr Shqipėrinė asiston Qeverinė e Shqipėrisė nė reformimin dhe modernizimin e administratės tatimore, prokurimit publik dhe regjistrimit tė biznesit, si dhe nė krijimin e njė sistemi tė integruar nėpėrmjet metodave mė tė fundit tė qeverisjes elektronike. 

# # #


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk