Njoftime pėr Shtyp
- Rifreskimi i fundit: 28 Janar 2008
![]()
|
Program i ri pėr Pėrmirėsimin e Rritjes Ekonomike dhe tė Qeverisjes Vendore nė Bashkitė
Program i ri pėr Pėrmirėsimin e Rritjes Ekonomike dhe tė Qeverisjes Vendore nė Bashkitė
TIRANĖ 23 janar 2008 Ceremonia e nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Mirėkuptimit (MM) midis USAID-it dhe kryetarėve tė 10 bashkive pjesėmarrėse mė 23 janar shėnoi edhe fillimin e programit tė ri 4-vjeēar prej 7,3 milionė dollarėsh tė USAID-it , Qeverisja Vendore nė Shqipėri (LGPA). Drejtori i Misionit tė USAID-it, Edward T. Landau dhe Kryetarėt e Bashkive tė Fierit, tė Fushė Krujės, tė Gramshit, tė Himarės, tė Korēės, tė Kukėsit, tė Lezhės, tė Librazhdit, tė Pogradecit dhe tė Shkodrės nėnshkruan Marrėveshjet e Mirėkuptimit pėr tė pėrvijuar asistencėn e USAID-it.
Projekti i USAID-it synon tė pėrmirėsojė qeverisjen nė bashkitė e pėrzgjedhura si dhe tė ndėrtojė partneritete publik-privat pėr tė krijuar njė mjedis miqėsor ndaj biznesit, nė mėnyrė qė brenda tė cilit tė zhvillohet mė tej sektori privat vendor. Aktivitetet e USAID-it do tė kėrkojnė tė rrisin investimet, tė krijojnė vende tė reja pune, tė rrisin tė ardhurat si dhe tė zgjerojnė bazėn e taksave tė bashkive.
Nė fjalimin e tij drejtuar kryetarėve tė bashkive, Drejtori i Misionit tė USAID-it, z. Landau, theksoi: Gjatė dekadave tė shkuara asistenca e USAID-it ka ndihmuar nė drejtim tė krijimit tė bazės ligjore dhe tė aftėsive teknike tė nevojshme pėr decentralizimin e pushtetit tė qeverisjes qendrore drejt bashkive. Tashmė, nėpėrmjet rritjes ekonomike vendore, projekti do tė pėrpiqet tė gjenerojė tė ardhurat nga taksat si dhe mjetet e tjera financiare qė bashkitė do tė kėrkojnė pėr tė ushtruar pushtetin e tyre.
Kėto dhjetė bashki u pėrzgjodhėn pas shqyrtimit tė kapaciteteve tė tyre fiskale, tė normės sė rritjes sė biznesit tė vogėl si dhe tė interesit qė ata shprehėn nė drejtim tė pėrmirėsimit tė niveleve tė ofrimit tė shėrbimeve publike nėpėrmjet njė procesi zhvillimi transparent dhe gjithėpėrfshirės.
Krijimi i Komitetit tė Rritjes Ekonomike tė Bashkisė do tė jetė baza e programit nė secilėn prej bashkive. Me njė pjesėmarrje tė pėrkrahėsve nga sektorėt publik, privat dhe tė shoqėrisė civile, kėto komitete do tė hartojnė njė vizion strategjik tė zhvillimit ekonomik nė tė ardhmen pėr komunitetet e tyre si dhe do tė pėrcaktojnė pėrparėsitė nė lidhje me veprimet e menjėhershme tė tilla si: pėrmirėsimi i shėrbimeve publike, procedurat e mbledhjes sė taksave dhe sistemet e menaxhimit tė pasurive. Nėpėrmjet kėtyre planeve USAID-it do tė punojė me secilėn prej bashkive pjesėmarrėse pėr tė identifikuar dhe pėr tė tėrhequr investitorėt e mundshėm.
Gjatė ceremonisė, e cila u zhvillua nė Hotel Tirana International, ishin gjithashtu tė pranishėm edhe pėrfaqėsuesit e komunitetit tė biznesit vendor nga secila bashki.
# # #

