Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

Foto nga: USAID Shqipėri
 
Ambasadori i Sh.B.A.-sė nė Shqipėri, John L. Withers, II, mbajti fjalėn e rastit nė ceremoninė e nėnshkrimit tė Marrėveshjeve tė Mirėkuptimit me institucionet kryesore gjyqėsore pėr tė mbėshtetur gjykata mė tė pėrgjegjshme.

USAID do tė Mbėshtesė Gjykata mė tė Pėrgjegjshme, Trasparente, dhe Efikase

USAID DO TĖ MBĖSHTESĖ GJYKATA MĖ TĖ PĖRGJEGJSHME, MĖ TRANSPARENTE DHE MĖ EFIKASE

QEVERIA SHQIPTARE, AUTORITETET GJYQĖSORE SHQIPTARE DHE USAID-I SINJALIZOJNĖ ANGAZHIM PĖR REFORMĖN NĖ DREJTĖSI NĖPĖRMJET NĖNSHKRIMIT TĖ NJĖ MARRĖVESHJEJE MIRĖKUPTIMI

TIRANĖ, 28 JANAR 2008– Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) nėnshkroi njė Marrėveshje Mirėkuptimi me Ministrinė e Drejtėsisė, Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė dhe autoritetet e tjera kombėtare gjyqėsore, pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e drejtėsisė nė Shqipėri dhe pėr tė fituar besimin e publikut tek gjykatat dhe tek institucionet e tjera publike. 

Marrėveshja e Mirėkuptimit u nėnshkrua nga Drejtori i Misionit tė USAID-it nė Shqipėri, z. Edward T. Landau, Ministri i Drejtėsisė, z. Enkelejd Alibeaj, Nėnkryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, z. Kreshnik Spahiu, Kryetari i Gjykatės sė Lartė dhe Kryetari i Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, z. Thimjo Kondi dhe Drejtoresha Ekzekutive e Zyrės sė Administrimit tė Buxhetit Gjyqėsor, znj. Luljeta Laze. Ambasadori i Shteteve tė Bashkuara, John L. Withers II mbajti fjalėn pėrshėndetėse nė kėtė ceremoni.

Siē thuhet dhe nė Marrėveshje, qėllimi i Programit tė Shtetit Ligjor ėshtė jo vetėm tė pėrmirėsojė transparencėn, efektivitetin dhe pėrgjegjshmėrinė nė Gjykatat Pilote, por edhe tė demonstrojė pėr gjykatat nė tė gjithė Shqipėrinė standarde tė larta dhe parimet e punės sė tyre nė fushat e (a) transparencės, aksesit dhe hapjes ndaj publikut, (b) pėrgjegjshmėrisė dhe pavarėsisė sė duhur, (c) kompetencės, paanshmėrisė dhe etikės, (d) respektimit tė afateve kohore, si dhe (e) besimit tė publikut.

Projekti do tė asistojė 10 Gjykata Pilote. Asistenca do tė pėrfshijė aktivitete tė tilla si futjen e sistemeve tė regjistrimit pėr mbajtjen mė tė saktė tė procesverbaleve gjyqėsore; krijimin ose pėrmirėsimin e faqeve tė internetit tė gjykatave me informacion rreth aktivitetit tė gjykatės; botimin e vendimeve gjyqėsore ne kopje elektronike dhe fizike; pėrmirėsimin e sistemit tė arkivave gjyqėsore, standardeve dhe procedurave qė kanė lidhje me to; zbatimin e njė strategjie pėr pėrfshirjen e publikut; vendosjen e standardeve dhe strukturave pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesave tė publikut dhe tė mediave; vendosjen e standardeve tė punės pėr gjykatat; shkurtimin e vonesave gjatė gjykimit dhe sistemet pėr hedhjen e shortit; zgjerimin e aksesit tė gjyqtarėve nė aktet ligjore dhe rregulloret nėpėrmjet pėrdorimit tė bazave tė tė dhėnave; asistencė pėr pėrdomin e sistemit elektronik tė manaxhimit tė ēėshtjeve; si dhe trajnim nė fushat e efikasitetit, pėrgjegjshmėrisė dhe transparencės.

# # #


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk