Bookmark or Share:

Rubrika Speciale

 
Nė ditėn e zgjedhjeve, mė shumė se tre qind vėzhgues tė trajnuar do tė veshin bluza dhe kapele nė ngjyrė tė verdhė tė ndezur dhe do tė mbajnė nė duar pajisje tė komunikimit nė distancė.

Mbėshtetje pėr zgjedhjet parlamentare 2009 nė Shqipėri

Monitorimi nė periudhėn parazgjedhore
Pėr tė mėsuar se si qytetet dhe organizatat e shoqėrisė civile po organizohen pėr zgjedhjet e qershorit, Seksioni Politik dhe Ekonomik i Ambasadės sė Sh.B.A.-sė po dėrgon zyrtarė tė tij nėpėr qytet e Shqipėrisė. Gjatė kėtyre udhėtimeve, zyrtarėt takohen me nėpunėsit e qeverisė, drejtues tė partive politike, OJF-tė, kontakte biznesi, studentė universitarė, si dhe me grupe tė tjera, nė mėnyrė qė tė pėrftojnė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė njė pamje sa mė tė qartė tė pėrgatitjeve tė zgjedhjeve.

Monitorimi i Medias
USAID-i po sponsorizon monitorim pėrmes OJF-ve tė mbulimit nga ana e televizioneve dhe e medias sė shkruar gjatė 45 ditėve tė fushatės pėrpara zgjedhjeve tė 28 qershorit. Organizata shqiptare qė do tė monitorojė median do tė pėrdorė njė sistem tė fjalės sė fundit tė teknologjisė, i cili mat kohėzgjatjen e transmetimit dhe gjerėsinė e kolonave nė median e shkruar pėr mbulimin e zgjedhjeve pėr ēdo parti politike. Metodologjia e pėrdorur do tė lejoje qė OJF-tė tė gjurmojnė anshmėritė dhe favorizimin nė mbulimin mediatik, pasi kjo e lejon median tė ndėrmarrė pėrshtatjen e duhur gjatė fushatės pėr tė siguruar njė mbulim tė barabartė pėr subjektet elektorale dhe pėr tė shmanguar anshmėritė. Ajo do tė shpėrndajė raporte javore mbi gjetjet e tyre, tė cilat do t’i shpėrndahen publikut pėrmes konferencave pėr shtyp.

Rezultatet Direkte tė Zgjedhjeve
Pėr herė tė parė nė Shqipėri, pėrmes mbėshtetjes sė USAID-it, nė ditėn e zgjedhjeve do tė transmetohen Rezultatet jopartiake Direkte tė Zgjedhjeve, tė cilat do tė raportojnė nė kohė reale rezultatet paraprake nga tė 66-tė qendrat e numėrimit tė votave, pėrgjatė gjithė procesit tė numėrimit. Nė ditėn e zgjedhjeve, mė shumė se tre qind persona tė trajnuar pėr tė numėruar votat do tė vishen me bluza dhe me kapele nė ngjyrė tė verdhė tė ndezur dhe do tė mbajnė nė duart e tyre pajisje tė lėvizshme qė lejojnė tranmetimin e tė dhėnave nė distancė pa tel (GPRS) pėr tė komunikuar rezultate nė kohė reale nga qendrat e numėrimit nė selinė qendrore nė Tiranė, ku rezultatet do tė konfirmohen, do tė sistemohen dhe do tė raportohen nė njė qendėr tė veēantė mediatike dhe do tė publikohen nė faqen e internetit tė Rezultateve Direkte tė Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Sh.B.A.-ja po i ofron asistencė teknike Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve (KQZ) nė Shqipėri pėr tė zhvilluar njė fushatė pėr informimin e publikut, duke u shpjeguar votuesve procedurat e reja tė votimit dhe kartat e identitetit pėr votim, si dhe duke i nxitur votuesit qė tė votojnė nė ditėn e zgjedhjeve. Ndihma do tė pėrfshijė gjithashtu, prodhimin e njė videoje trajnuese dhe tė materialeve tė tjera pėr tė gjithė komisionerėt zgjedhorė, pėr t’u siguruar qė personeli i rekrutuar tė kryejė pėrgjegjėsinė e tyre civile nė kėto zgjedhje tė kuptojė procedurat e reja tė votimit. Sh.B.A.-ja do tė mbikėqyrė dhe do tė testojė gjithashtu, sistemin e ri tė monitorimit tė numėrimit dhe tė raportimit paraprak tė rezultateve. USAID-i do tė ofrojė ekspertizė nė fushėn e teknologjisė sė informacionit, pėr t’u siguruar qė sistemi ėshtė instaluar nė mėnyrėn e duhur dhe ėshtė tėrėsisht operacional pėrpara ditės sė zgjedhjeve.

Mbėshtetje pėr Shoqėrinė Civile
Shoqėria civile nė Shqipėri luan njė rol jetik nė sigurimin e integritetit tė zgjedhjeve parlamentare tė 28 qershorit 2009. Pėr kėtė arsye, Komisioni pėr Demokracinė nė Ambasadėn e Sh.B.A.-sė nė Tiranė po mbėshtet pėrpjekjet pėr monitorimin vendor tė zgjedhjeve, qė pėrfshin njė organizatė ombrellė pėrbėrė prej disa OJF-ve shqiptare, tė cilat do tė trajnojnė dhe do tė mobilizojnė mė shumė se dy mijė vėzhgues tė instaluar nė qendrat nė Ditėn e Zgjedhjeve, gjatė sė cilės ata do tė monitorojnė proceset e votimit dhe tė numėrimit tė votave.

Grantet e Komisionit tė Demokracisė                    

  • Grupi i Gazetarėve Shqiptarė
  • Komiteti Shqiptar i Helsinkit
  • Instituti Shqiptar pėr Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor (AIESD)
  • Lėvizja Evropiane nė Shqipėri (EMA)
  • Qendra Kombinat Pėr Gratė dhe Fėmijė
  • Instituti pėr Gratė dhe Zhvillimin e Alternativave (IWDA)
  • KRIIK-Shqipėri
  • "Mjaft"
  • Shoqėria pėr Kulturė Demokratike (SDC)
  • Partnerėt-Shqipėri, Qendra pėr Ndryshim dhe Menaxhim Konflikti

Grupi i Punės pėr Zgjedhjet
Nė kėtė takim dy javor, i cili sė shpejti do tė mblidhet ēdo javė, marrin pjesė tė gjitha ambasadat dhe organizatat multilaterale tė pėrfshira nė ofrimin e asistencės gjatė periudhės sė zgjedhjeve tė 28 qershorit nė Shqipėri. Drejtuar nga OSBE-ja dhe USAID-i, grupi pėrfshin zyrtarė tė qeverisė, tė cilėt luajnė rol tė rėndėsishėm nė administrimin e zgjedhjeve. Qėllimi i grupit ėshtė qė tė koordinojė asistencėn e donatorėve dhe tė shmangė dublikimin e saj, si dhe tė ofrojė njė medium pėr tė komunikuar rreth statusit tė pėrgatitjes sė zgjedhjeve mes anėtarėve tė komunitetit ndėrkombėtar dhe tė zyrtarėve zgjedhorė nė Shqipėri. Ky grup ėshtė krijuar qė prej vitit 2004 dhe ka funksionuar nė kėtė formė gjatė tri proceseve zgjedhjeve tė rradhės.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk