Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

Foto nga: Paul Cohn
 

Fillon punėn Qendra Kombėtare e Licencimit

TIRANĖ, 9 qershor 2009 - Morėn fund mungesa e informacionit, endjet pa fund nga njė zyrė nė tjerėn, pirgu me dokumenta pėr t’u plotėsuar dhe orėt e gjata tė harxhuara pėr tė marrė njė licencė, autorizim apo leje pėr biznesin tuaj!

Sipas ligjit tė miratuar nė shkurt tė kėtij viti, i cili reformon licencimin e biznesit nė Shqipėri, ka filluar punėn Qendra Kombėtare e Licencimit (QKL), njė  institucion publik qendror nė varėsi tė Ministrisė sė Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės.

Sot, nė ceremoninė e hapjes sė zyrave qendrore tė QKL-sė nė Tiranė, Kryeministri Berisha dhe Drejtoresha e Misionit e USAID-it, Roberta Mahoney, zbuluan njė pllakė dedikimi qė vlerėson ndihmėn e popullit amerikan pėrmes Programit Prag tė Koorporatės sė Sfidės sė Mijėvjeēarit II, nė ngritjen e QKL-sė. Duke shfrytėzuar zgjidhjet bashkėkohore qė ofron teknologjia e informacionit, kjo Qendėr funksionon nė bazė tė njė sistemi elektronik, i cili automatizon procesin e licencimit dhe mundėson ndjekjen hap pas hapi tė ecurisė sė aplikimit.

Nė fjalėn e tij Kryeministri Berisha vuri nė dukje angazhimin e vazhdueshėm tė qeverisė shqiptare pėr ta bėrė sa tė lehtė aktivitetin e biznesit nė Shqipėri.

Me shėrbimin me njė ndalesė dhe procedura tė shkurtuara, transparente dhe tė shpejta, QKL redukton barrierat administrative ndaj nismės sė lirė, ul kostot pėr bizneset nė procesin e licensimit dhe zvogėlon hapėsirat pėr informalitet, duke pėrmirėsuar ndjeshėm klimėn pėr biznes nė Shqipėri.

Faza e dytė e Programit Prag MCC Shqipėri ėshtė njė marrėveshje dyvjeēare me vlerė
15.7 milion dollarė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara, e financuar nga Korporata e Sfidės sė Mijėvjeēarit (MCC) dhe e administruar nga USAID, e cila ka pėr qėllim tė forcojė shtetin ligjor, tė reduktojė korrupsionin dhe tė rrisė mbikėqyrjen nga publiku pėrmes zgjidhjeve tė teknologjisė sė informacionit dhe ndihmės teknike, duke pėrmirėsuar kėshtu klimėn pėr biznes nė Shqipėri.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk