Njoftime pėr Shtyp
- Rifreskimi i fundit: 24 Qershor 2009
![]()
|
Akreditohen Monitoruesit pėr Projektin Rezultatet Direkte tė Zgjedhjeve" tė mbėshtetur nga USAID-i
TIRANĖ, 24 qershor 2009 Sot, kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve, z. Arben Ristani, u akordoi akreditimin dy organizatave shqiptare qė do tė punojnė sė bashku pėr tė kryer numėrimin e parė paralel tė votave, tė zhvilluar ndonjėherė nė zgjedhjet e pėrgjithshme nė Shqipėri.
Financuar prej Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), Projekti Rezultatet direkte tė zgjedhjeve do tė kryhet prej Agjencisė sė Administrimit tė Zgjedhjeve (ECA) dhe KRIIK Albania, tė cilėt kanė trajnuar 450 vėzhgues pėr tė monitoruar procesin e numėrimit tė votave nė 66 qendrat e numėrimit nė mbarė vendin.
Vėzhguesit, tė veshur me bluza dhe me kapele nė ngjyrė tė verdhė tė ndezur qė bartin logon e dy shenjave verifikuese tė numėrimit paralel tė votave, do tė hedhin rezultatet nga secila fletė korresponduese votimi nė njė pajisje ndihmuese portabėl dixhitale, e cila do tė transmetojė rezultatet pėr shpėrndarje, ndėrsa ato mblidhen nė mėnyrė kumulative pėrgjatė procesit tė numėrimit tė votave. Ndėrkohė, rezultatet do tė jepen pėrmes konferencave pėr shtyp dhe pėrmes publikimit nė kohė reale nė faqen e internetit: http://www.eca.al/.
Ambasadori i Sh.B.A.-sė, z. Xhon Uidhėrs II dhe Shefi i Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, z. Robert Bosh, pėrgėzuan vėzhguesit lidhur me pėrkushtimin e tyre pėr zgjedhje tė lira dhe tė drejta. Ata lavdėruan gjithashtu KQZ-nė pėr tė qenit e hapur ndaj vėzhgimeve dhe vlerėsuan pėrpjekjet e saj pėr ta pėrgatitur Shqipėrinė pėr zgjedhjet parlamentare tė 28 qershorit 2009.
Ambasadori i Sh.B.A.-sė bėri dallimin mes numėrimit paralel tė votave prej numėrimit zyrtar tė votave, duke thėnė se e para ka pėr qėllim tė vėzhgojė me kujdes dhe pėrpikmėri numėrimin zyrtar tė votave, tė kontrollojė saktėsinė e tij, tė pėrforcojė besimin e publikut pėr rezultatet qė do tė dalin. Ndonėse ėshtė financuar prej Shteteve tė Bashkuara,- shtoi ai, - votimi paralel i votave nuk ėshtė njė numėrim amerikan i rezultateve [por] njė numėrim i pavarur i votave reale tė votuara prej shqiptarėve realė.

