Njoftime pėr Shtyp
- Rifreskimi i fundit: 26 Qershor 2009
![]()
|
USAID mbėshtet sektorin privat nė ndėrtimin e njė backbon-i kombėtar pėr internetin
TIRANĖ, 26 qershor 2009 Qeveria e Shteteve tė Bashkuara, pėrmes Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) dhe Zyra e Zėvendės Kryeministrit nėnshkruan sot njė memorandum mirėkuptimi pėr bashkėpunim nė fushėn e Teknologjisė sė Informacionit dhe tė Komunikimit (TIK). Pėrmes kėsaj marrėveshjeje, USAID-i ka rėnė dakord tė ofrojė asistencė teknike nė mbėshtetje tė pėrmirėsimit tė sektorit tė TIK-ut nė Shqipėri. Qeveria e Shqipėrisė do tė sigurojė krijimin e kushteve tė kėrkuara pėr zhvillimin e sektorit TIK nė vend.
Memorandumi u nėnshkrua nė Kėshillin e Ministrave dhe nė ceremoni morėn pjesė pėrfaqėsues tė kompanive qė ofrojnė shėrbime telekomunikimi, qė ofrojnė shėrbime zėri, transferim tė dhėnash dhe shėrbime interneti nė mbarė vendin.
Drejtoresha e Misionit tė USAID-it nė Shqipėri, zj. Roberta Mahoni, tha: USAID-i beson se shtyrja pėrpara e Shqipėrisė drejt integrimit evropian mbetet nė varėsi tė ndėrtimit tė njė infrastrukture TIK tė klasit botėror, qė tė mund tė pėrdoret prej qytetarėve, biznesve dhe qeverisė."
Zhvillimi i sektorit TIK ėshtė njė motorr i rėndėsishėm pėr zhvillimin e ekonomisė kombėtare. Pėrveē kėsaj, nėpėrmjet projektit tė internetit nė shkolla dhe nė njė sėrė projektesh tė tjera qė lidhen me ofrimin e shėrbimeve tė qeverisė pėr qytetarėt, siē janė prokurimet elektronike, tatimet elektronike dhe regjistrimi i biznesit nė kohė reale (online), Qeveria e Shqipėrisė po pėrdor teknologjinė e informacionit dhe tė komunikimit pėr tė pėrmirėsuar arsimin dhe eficiencėn e operacioneve tė qeverisė, nė mėnyrė qė tu mund tu shėrbejė mė mirė qytetarėve.
Partneriteti me USAID-in ka luajtur njė rol vendimtar dhe ėshtė shumė i vlerėsueshėm nė zbatimin dhe nė krijimin e qėndrueshmėrisė sė projekteve nė sektorin TIK dhe do tė doja edhe njė herė tju shprehja falenderimin tim pėr ndihmėn tuaj tė ēmuar, - tha gjatė ceremonisė Zėvendėskryeministri, Z. Genc Pollo.
Memorandumi i Mirėkuptimi do tė mundėsojė vazhdimėsinė e njė fokusi afatgjatė tė USAID-it qė tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e infrastrukturės sė Shqipėrisė me njė theksim tė veēantė nė lehtėsimin e zhvillimit tė teknologjisė moderne, tė politikave dhe tė procedurave pėr zbatim nė fushėn e shėndetėsisė, tė arsimit, tė zhvillimit ekonomik dhe tė qeverisjes vendore.

