Bookmark or Share:

Aktivitete: Rritja Ekonomike

Foto nga: USAID/Shqipėri
 

Programi pėr Rindėrtimin e Sektorit Energjetik

Kohėzgjatja:  Shtator 2000 - Shtator 2008 (mbyllur)

Partnerėt: Pierce Atwood  
                Hunton & Williams   
                United States Energy Association   
                National Association of Regulatory Utility Commissioners

Fokusi gjeografik: Kombėtar

Pėrshkrimi:
Sistemi elektronergjetik shqiptar prodhon mbi 95% tė energjisė elektrike nga burimet hidrike dhe pėr kėtė arsye varet nė njė masė tė madhe nga sasia e rėnies sė rreshjeve. Mungesa e investimeve nė burimet e reja gjeneruese, mirėmbajtja e pamjaftueshme e pajisjeve ekzistuese dhe aftėsia e kufizuar pėr import energjie, ka ulur ndjeshėm furnizimin me energji elektrike tė Shqipėrisė, ndėrkohė qė kėrkesa ėshtė rritur. Kėto probleme bashkohen me kapacitetin e dobėt institucional pėr tė realizuar reformat e nevojshme nė sektorin elektroenergjetik dhe me menaxhimin joefikas tė Korporatės shtetėrore Elektronergjetike Shqiptare (KESH). Pėr rrjedhojė, Shqipėria vazhdon tė pėrballet me kriza serioze energjie, tė cilat kėrcėnojnė qėndrueshmėrinė e rritjes sė saj ekonomike. Nė fakt, mungesa e furnizimit tė sigurt dhe tė pėrballueshėm tė energjisė elektrike ka qenė njėri prej faktorėve qė pengon rritjen e sipėrmarrjeve shqiptare dhe shkurajon investimet e brendshme dhe tė huaja.

Programi i USAID-it pėr energjinė siguron asistencė teknike dhe trajnim pėr tė mbėshtetur zbatimin e strategjisė kombėtare pėr energjinė, qė synon tė stimulojė rritje ekonomike tė qėndrushme dhe investime duke pėrmirėsuar disponueshmėrinė, eficiencėn dhe sigurinė e furnizimit me energji elektrike me kosto tė arsyeshme. Gjatė vitit 2006, USAID-i u pėrqendrua nė forcimin e aftėsisė sė Entit Rregullator tė Energjisė pėr tė funksionuar si njė ent rregullator energjie i pavarur dhe transparent, dhe ndihmoi qeverinė nė zhvillimin e kuadrit ligjor pėr ngritjen e njė tregu energjetik tė hapur dhe eficient. USAID-i ndihmoi gjithashtu KESH-in nė zhvillimin e kapaciteteve financiare dhe operacionale qė tė bėhet njė pjesėmarrės i efektshėm nė Komunitetin e Energjisė pėr Evropėn Juglindore (ECSEE) dhe qė tė zbatojė ndarjen e aseteve tė gjenerimit, tė transmetimit dhe tė shpėrndarjes nė kompani tė pavarura, tė veēanta. Nė tė ardhmen asistenca do tė fokusohet mė tepėr nė privatizimin e degės sė shpėrndarjes sė KESH-it dhe nė zbatimin e Modelit tė Tregut tė Energjisė.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk