Njoftime pėr Shtyp
- Rifreskimi i fundit: 20 Janar 2012
![]()
|
USAID, Dhoma Kombėtare e Avokatisė boton revistėn e parė juridike pėr avokatėt nė Shqipėri
TIRANĖ, 20 JANAR 2012 Me mbėshtetjen e Programit tė USAID-it pėr Forcimin e Sistemit tė Drejtėsisė nė Shqipėri (JuST), Dhoma Kombėtare e Avokatisė (DHKASH) iu prezantoi sot anėtarėve tė saj numrin e parė tė revistės sė saj Avokatia, e vetmja revistė juridike pėr avokatinė nė Shqipėri. Botimi i saj ėshtė njė ndėr veprimtaritė e mbėshtetura nga USAID pėr forcimin e profesionalizmit dhe pėrgatitjes akademike tė avokatėve shqiptarė.
Revista juridike Avokatia ėshtė njė botim ligjor periodik i Dhomės Kombėtare tė Avokatisė. Ajo shėrben pėr nxitjen e debatit profesional mbi praktikėn ligjore, si dhe mbi zhvillimet ligjore, gjyqėsore e doktrinale kombėtare dhe ndėrkombėtare. Ajo pėrfshin artikuj akademikė pėr shpjegimin e koncepteve kryesore tė sė drejtės dhe mbi ēėshtje tė ndryshme ligjore. Revista iu ofron juristėve njė forum pėr debatin profesional mbi ligjet e reja tė miratuara. Anėtarėt e DHKASH-sė do tė mund tė gjejnė aty dhe artikuj mbi vendimet e fundit tė Gjykatės sė Lartė, Gjykatės Kushtetuese, Gjykatės Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe gjykatave tė tjera ndėrkombėtare.
Projekti pesėvjeēar JuST i USAID-it, i filluar nė tetor 2010, synon rritjen e transparencės, paanshmėrisė dhe efektshmėrisė nė gjykata, konsolidimin e rolit mbikėqyrės dhe antikorrupsion tė organizatave tė shoqėrisė civile dhe medias, si dhe forcimin e arsimimit juridik dhe avokatisė nė Shqipėri.
Nė fjalėn e tij, Drejtori i Misionit tė USAID-it, zoti Joseph Williams, nėnvizoi nevojėn pėr tė siguruar respektimin e shtetit ligjor si njė tipar thelbėsor i shoqėrive demokratike dhe kėrkesė e domosdoshme pėr Shqipėrinė nė ecjen pėrpara drejt integrimit evropian.
USAID vlerėson rolin e rėndėsishėm tė avokatėve nė pėrpjekjet e pėrditshme nė mbrojtje tė drejtėsisė, paanėsisė dhe shtetit tė sė drejtės, tha zoti Williams. Duke pasur parasysh apspiratėn e Shqipėrisė pėr tė fituar statusin e kandidatit dhe anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian, nevoja pėr reforma nė sistemin e drejtėsisė ėshtė mė e madhe se kurrė. Po ashtu nuk ka qenė kurrė mė e hapur dhe kaq e rėndėsishme mundėsia pėr ju anėtarė tė komunitetit tė avokatėve dhe profesionistėve tė ligjit qė tė jepni kontributin tuaj nė kėtė proces. Ngritja e Programit tė Arsimimit Vazhdues Ligjor, i cili po zhvillohet tashmė pranė dhomave rajonale tė avokatisė nė Durrės dhe Vlorė, si dhe botimi i revistės Avokatia pėrfaqėsojnė hapa konkrete qė do tė ndihmojnė nė rritjen e kapaciteteve pėr avokatinė dhe edukimin ligjor nė Shqipėri.








