Bookmark or Share:

Aktivitetet: Qeverisja me Drejtėsi dhe Mėnyrė Demokratike

Foto nga: Brittany Link, FORECAST
 
Duke dhėnė mėsim nė njė karrige me rrota nė shtėpinė e saj nė Tiranė, Teuta Halilaj (nė qendėr) frymėzon nxėnėsit me qėndrimin e saj pozitiv.

Mbėshtetje pėr Personat me Aftėsi tė Kufizuara

Kohėzgjatja:  Nėntor 2008 –  Gusht 2009

Partner: Fondacioni Shqiptar pėr tė Drejtat e Personave me Aftėsi tė Kufizuara (FSHDPAK)

Fokusi gjeografik: Kombėtar

Pėrshkrimi:
Gratė me aftėsi tė kufizuara pėrbėjnė 10 pėr qind tė tė gjithė grave nė mbarė botėn1 dhe janė ndėr grupet mė tė varfėra dhe mė tė lėna pas dore pėr shkak tė diskriminimit si pėr gjininė, ashtu edhe pėr aftėsinė e kufizuar. Sipas statistikave zyrtare2 mbi 94, 804 persona me aftėsi tė kufizuar jetojnė nė Shqipėri, prej tė cilėve tridhjetė e pesė pėr qind janė gra. Nė muajin nėntor 2008, USAID-i i ofroi njė grant Fondacionit Shqiptar pėr tė Drejtat e Personave me Aftėsi tė Kufizuar (FSHDPAK) me synim nxitjen e integrimit tė grave me aftėsi tė kufizuar nė jetėn sociale, ekonomike dhe politike tė vendit, duke i fuqizuar ato dhe duke nxjerrė nė pah aftėsitė e tyre nė avokati, lobim dhe lidership.

FSHDPAK u themelua nė vitin 1996 pėr tė pėrkrahur mundėsi tė barabarta, pėr tė mbrojtur tė drejtat e njeriut dhe pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė e jetės sė personave me aftėsi tė kufizuara dhe tė anėtarėve tė familjeve tė tyre nė Shqipėri.  Projekti ėshtė vazhdimi i dy granteve tė dhėna mė parė prej USAID-it qė fokusoheshin nė rritjen e sigurimit tė mjeteve lėvizėse pėrmes Punishtes sė Karrigeve me Rrota “Mirėsia” tė FSHDPAK dhe pėrmes pėrmirėsimit tė zbatimit tė Strategjisė Kombėtare pėr Personat me Aftėsi tė Kufizuara.

Arritjet kryesore:

  • Granti ka ndihmuar dy lėvizje tė grave me aftėsi tė kufizuara, pėrkatėsisht “Gratė dhe vajzat intelektuale me aftėsi tė kufizuara” dhe “Klubi i grave” pėr tė promovuar aksesin e grave me aftėsi tė kufizuar nė arsim, punėsim, jetėn sociale, ekonomike dhe politike nė mbarė vendin dhe nė rajonin verior tė Shkodrės.
  • Nė muajin maj, FSHDPAK-u organizoi Konferencėn e parė Kombėtare pėr gratė dhe vajzat me aftėsi tė kufizuar qė tė rritet ndėrgjegjėsimi pėr nevojėn e hartimit tė njė plani veprimi dhe tė zhvillohet njė strategji lobimi dhe avokatie pėr tė adresuar ēėshtjet specifike me tė cilat pėrballen vajzat e reja dhe gratė me aftėsi tė kufizuara.
  • Nė bashkėpunim me Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta FSHDPAK publikoi njė studim tė veēantė “Gratė me aftėsi tė kufizuara nė Shqipėri – tė pėrfshira apo tė neglizhuara?”, i cili vlerėsonte pėrfshirjen e tė drejtave tė grave me aftėsi tė kufizuara nė dokumentet e politikave nė Shqipėri qė pėrqendrohen nė arritjen e barazisė gjinore dhe tė drejtave tė aftėsisė sė kufizuar. Gjithashtu, studimi bėn njė vlerėsim tė pėrfshirjes sė grave dhe tė vajzave me aftėsi tė kufizuar nė strategjitė, programet dhe aktivitetet e organizatave tė fokusuara nė barazinė gjinore dhe tė organizatave qė kujdesen pėr ēėshtjet e aftėsisė sė kufizuar.
  • Njė fushatė multi mediatike e detajuar nisi gjatė verės 2009 pėr tė siguruar imazhe pozitive dhe pėr tė rritur mė tej njohuritė dhe ndėrgjegjėsimin lidhur me tė drejtat e grave me aftėsi tė kufizuara.

1. Human Rights Watch, "Gratė dhe vajzat me aftėsi tė kufizuara” http://www.humanrightswatch.org/women/disabled.html

2. Ministria e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, Qershor 2007.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk