Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 08 Maj 2007
Programi i Edukimit Ekonomik
Fjalimi i Drejtorit tė Misionit tė USAID-it, Z. Eduard T. Landau
Ceremonia e Nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Mirėkuptimit mes USAID-it dhe Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės
Tiranė, 8 maj 2007
Ministėr Pollo,
Tė nderuar tė ftuar dhe pjesėmarrės, dhe sigurisht mėsues tė pėrkushtuar dhe nxėnės tė zellshėm tė shkollės Besnik Sykja!
Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr mua qė tė jem kėtu kėtė mengjes nė emėr tė Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) pėr tė nėnshkruar njė Marrėveshje Mirėkuptimi me Ministrinė e Arsimit dhe tė Shkencės.
Kjo marrėveshje ravijėzon njė sėrė aktivitetesh tė koordinuara qė do tė ndėrmerren nga USAID-i dhe Ministria nė dy vitet e ardhshėm pėr tė mbėshtetur zbatimin e programeve cilėsore ekonomike mėsimore nė shkollat e Shqipėrisė.
Qeveria e Shteteve tė Bashkuara ėshtė e angazhuar tė nxisė kuptimin e koncepteve tė ekonomisė sė tregut dhe tė sipėrmarrjes sė lirė nė Shqipėri.
Disa prej programeve tė USAID-it po punojnė qė ta pėrkthejnė kėtė njohuri nė mundėsi mė tė mėdha pėr punėsim, shtim tė ardhurash, njė standard mė tė mirė jetese, dhe sigurisht, rritje ekonomike nė shkallė tė gjerė, qoftė pėr sipėrmarrėsin, pėr klientin e mikrokredisė apo pėr studentin.
Do tė dėshiroja tė pėrshėndesja pėrpjekjet qė qeveria shqiptare ka ndėrmarrė rishtazi pėr tė pėrmirėsuar sistemin arsimor nė shkallė vendi, veēanėrisht pėr rritjen e burimeve tė caktuara pėr arsimin dhe pėr reformat e administrimit dhe tė menaxhimit tė institucioneve arsimore.
Meqenėse mund tė bėhet mė shumė pėr tė arritur rezultate tė mėdha, kjo ėshtė arsyeja se pėrse USAID-i ka financuar njė projekt dyvjeēar arsimimi ekonomik qė do tė zbatohet nga njė OJF lokale, Junior Achievement Albania.
Ky program do ta ndihmojė Ministrinė pėr pėrmirėsimin e cilėsisė dhe tė pėrshtatshmėrisė sė programit mėsimor tradicional.
Z. Ministėr, pres me kėnaqėsi bashkėpunimin tonė tė ardhshėm dhe arritjen e rezultateve nė kėtė program.
Mė lejoni tju uroj tė gjithė ju tė pėrfshirė nė Programin Junior Achievement suksese nė pėrpjekjet tuaja nė tė ardhmen.
