Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 10 Prill 2007
Junior Achievement Albania
Fjala e Ambasadores sė SH.B.A Marcie B. Ries (Marsi B. Ris)
Darkė Gala me Rastin e Prezantimit tė Junior Achievement Albania (JAA)
Tiranė, 10 prill 2007
Mirėmbrėma Ministri Pollo, Znj. Jenner, Z. Grunerud, tė nderuar miq, ju faleminderit pėr ftesėn qė mė bėtė pėr tė qenė me ju kėtė mbrėmje.
Pėr mua ėshtė gjithmonė kėnaqėsi tė mbėshtes projektet e USAID-it dhe sidomos ato projekte qė kanė tė bėjnė me tė rinjtė, tė cilėt janė brezi i ardhshėm.
Ky aktivitet shėnon fillimin e njė organizate, e cila nuk kam asnjė dyshim qė do tė japė njė kontribut pozitiv pėr tė ardhmen pėrmes ndėrtimit tė njė ure tė domosdoshme ndėrmjet tė rinjve shqiptarė dhe sektorit privat.
Junor Achievement (Programi pėr Sipėrmarrjen e tė Rinjve) nė Shqipėri i bashkohet njė rrjeti global tė programeve tė tilla. I bashkohet mė shumė se 100 zyrave nė Shtetet e Bashkuara si dhe pothuajse 100 vendeve anėtare.
Pėrveē mbėshtetjes sė rrjetit global, JAA gėzon dhe mbėshtetjen e komunitetit shqiptar tė biznesit.
Unė dėshiroj tė zhfrytėzoj kėtė mundėsi pėr tė falėnderuar pėr kontributin e dhėnė Raiffeissen Bank, Kompaninė Ajrore Hungareze Malev, si dhe Institutin pėr Kėrkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA). Ju faleminderit pėr mbėshtetjen dhėnė JAA qė nė fillimet e saj.
Junior Achievement ėshtė themeluar nė Shtetet e Bashkuara nė vitin 1916 kur drejtues biznesesh kuptuan qė njė prezantim sa mė i hershėm ndaj arsimimit ekonomik mund tė pėrmirėsonte novacionin, konkurueshmėrinė dhe produktivitetin e forcės punėtore nė Amerikė.
Nė vitin 1918, Z. Theodore Vail, njė ndėr bashkėthemeluesit e JA dhe president i Kompanisė Amerikane tė Telefon-Telegrafit (AT&T), shprehu vizionin e organizatės: "E ardhmja e vendit tonė varet nga ndėrgjegjėsimi i plotė i ēdo individi pėr detyrimet dhe pėrgjegjėsitė qė i pėrkasin qytetarisė. Zakonet formohen nė rini ajo qė kemi nevojė nė kėtė vend tani ėshtė qė tu mėsojmė brezave qė rriten qė tė kuptojnė qė kursimi dhe ekonomizimi, shoqėruar me shumė punė, janė po aq tė domosdoshėm sot sa ēishin pėr brezat e shkuar."
Shprehja e z. Vail shpreh shumė mirė frymėn sipėrmarrėse qė i shėrbeu Shteteve tė Bashkuara kaq mirė pothuajse njė shekull mė parė dhe vazhdon ti shėrbejė dhe sot.
JAA do tė pėrqendrohet tek tė rinjtė e kėtij vendi dhe mendje tė reja tė ndrituara nė shkollat shqiptare nuk mungojnė.
Zhvillimi i ardhshėm dhe sidomos konkurueshmėria ekonomike e Shqipėrisė varen nga investimet qė bėhen sot nė arsimimin dhe shėndetin e brezit tė ri.
Unė pėrshėndes pėrpjekjet qė qeveria shqiptare dhe Ministri Pollo kanė bėrė kohėt e fundit pėr tė pėrmirėsuar sistemin arsimor nė vend, dhe veēanėrisht pėr rritjen e burimeve financiare nė shėrbim tė arsimit, reformės administrative, si dhe menaxhimit tė institucioneve arsimore.
Programet arsimore tė Junior Achievement mund tė japin njė ndihmė tė rėndėsishme pėr tė pėrmirėsuar cilėsinė dhe pėrshtatshmėrinė e programeve tradicionale nė shkollė.
Nė veēanti, ky program paraqet nė njė mėnyrė unike konceptin e sipėrmarrjes.
Studentėve u ofrohet mundėsia qė tė pėrdorin eksperiencėn nė praktikė duke krijuar dhe menaxhuar njė ndėrmarrje.
Drejtimi i njė kompanie, qoftė kjo njė pikė e vogėl shitjeje pranė njė shkolle apo prodhimi dhe shitja e produkteve nė komunitetet vendore i jep studentėve njė kuptim tė thellė tė koncepteve tė tregut tė lirė si dhe tė praktikave mė tė mira tė biznesit privat.
Energjia, vizioni dhe gatishmėria pėr tė provuar gjėra tė reja, cilėsi tė domosdoshme pėr njė sipėrmarrės nė njė treg konkurues, gjenden me bollėk tek tė rinjtė. Por, ju si komunitet biznesi keni diēka qė ju mungon atyre qė janė vitet e eksperiencės. Ju mund ti jepni atyre njohuri mbi aftėsitė praktike si dhe nxitje.
Nėn pėrkujdesjen tuaj, ata mund tė zhvillojnė aftėsitė dhe produktivitetin e tyre, qė ėshtė diēka me pėrfitim si pėr studentin ashtu dhe pėr shoqėrinė.
Prania e pėrfaqėsuesve tė bizneseve ndėrkombėtare dhe kombėtare kėtė mbrėmje ėshtė njė tregues i vlerės qė organizatat tuaja i kushtojnė zhvillimit arsimor dhe sipėrmarrjes sė tė rinjve.
Suksesi dhe qėndrueshmėria afatgjatė e kėsaj organizate do tė varet nga mbėshtetja e komunitetit privat tė biznesit. Dhe, ēėshtė mė e rėndėsishme, forca juaj e ardhshme punonjėse mund tė vijė nga ky grup pjesėmarrėsish nė programin e Junior Achievement.
Nė pėrfundim, unė dėshiroj tė falenderoj dhe njė herė Junior Achievement dhe sponsorėt pėr organizimin e kėtij aktiviteti tė shkėlqyer dhe ju uroj suksese tė gjithėve nė kėtė program.
