Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 28 Mars 2007
Sondazhi mbi Korrupsionin
Fjala e Ambasadores sė Sh.B.A. Marcie B. Ries (Marsi B. Ris)
Publikimi i Sondazhit mbi Perceptimet pėr Korrupsionin
Tiranė, 28 mars 2007
Mirėdita, zonja e zotėrinj, gazetarė
Ky ėshtė viti i tretė qė projekti i Sundimit tė Ligjit i USAID, sėbashku me organizatėn IDRA kryen sondazhin mbi Perceptimet dhe Pėrvojat pėr Korrupsionin.
Ėshtė njė synim parėsor i qeverisė sė Sh.B.A. qė tė mbėshtesė pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė pėrmirėsuar llogaridhėnien e qeverisė dhe pėr tė forcuar sundimin e ligjit.
Njė nga mėnyrat se si ndihmojmė nė kėtė drejtim ėshtė duke dhėnė mbėshtetjen tonė pėr organizata tė shoqėrisė civile, si IDRA, tė cilat kryejnė sondazhe tė opinionit publik.
Sondazhet luajnė njė rol me vlerė nė shoqėritė demokratike duke ndihmuar matjen e pėrparimit, por ndoshta, ē'ėshtė mė e rėndėsishme, duke matur perceptimet e njerėzve pėr pėrparimin mbi ēėshtje tė tilla si korrupsioni dhe mirėqeverisja.
Ato u ofrojnė mundėsinė qytetarėve qė tė japin opinionet e tyre nė mėnyrė tė sinqertė dhe anonime, nė mėnyrė periodike, mbi shumė tema tė ndryshme.
Sondazhet ndihmojnė pėr t'i mbajtur zyrtarėt dhe institucionet tė pėrgjegjshėm dhe llogaridhėnės.
Ato ofrojnė reagime mbi tema specifike dhe, nė kėtė mėnyrė, mund tė jenė tė dobishme nė procesin e formulimit tė politikave. Meqenėse janė publike, sondazhet shėrbejnė gjithashtu edhe si njė pikėnisje pas tė cilave qytetarėt dhe OJQ-tė tė mendojnė mbi zgjidhje tė pėrshtatshme.
Me fjalė tė tjera, njė sondazh duhet parė si njė mjet i dobishėm pėr tė promovuar pėrparim tė mėtejshėm.
Ne po i bėjmė publike pėrfundimet e kėtij sondazhi sepse mbulon njė temė qė pėrbėn shqetėsim tė pėrgjithshėm, pikėrisht pikėpamjet e qytetarėve mbi korrupsionin nė shoqėri dhe nė institucionet me tė cilat ata ndėrveprojnė.
Ne shpresojmė qė sondazhi do tė pėrbėjė njė kontribut konstruktiv nė debatin nė vazhdim kėtu mbi mėnyrat pėr tė forcuar institucionet publike dhe perceptimet qė qytetarėt shqiptarė kanė pėr ato.
Drejtuesi i projektit tonė do t'ju flasė mbi pėrfundimet e sondazhit. Siē do ta shihni, aty ka edhe lajme tė mira.
Dėshiroj tė them qė Shtetet e Bashkuara, me anė tė mbėshtetjes pėr kėtė sondazh, por edhe nėpėrmjet Programit tė Pragut tė Sfidės sė Mijėvjeēarit dhe programeve tė tjera, mbeten tė pėrkushtuara ndaj mbėshtetjes pėr pėrpjekjet e vetė Shqipėrisė pėr tė forcuar institucionet demokratike dhe sidomos sundimin e ligjit.
