Histori Suksesi
- Rifreskimi i fundit: 05 Shtator 2007
![]()
|
Bizneset shqiptare pėrfitojnė nga pėrmirėsimet e vlerės sė shtuar
Bio-Ēertifikimi Rrit Eksportet
POLIĒANDėrgesa e parė e esencave bimore organike shqiptare ka hyrė nė tregun e Bashkimit Evropian dhe pėr pronarin e kompanisė Xherdo, Xhevit Hysenaj, kjo shitje prej 2.5 tonėsh sherebelė, timus dhe esencė dafine shėnon njė etapė tė re dhe ngazėlluese pėr zhvillimin e biznesit tė tij.
Nė tetor tė vitit 2005, kompania Hysenaj qė ka punuar me Projektin Zhvillimi i Ndėrmarrjeve Shqiptare dhe Shėrbimet e Tregjeve tė Eksporteve (EDEM) tė USAID-it, pėr pėrmirėsimin e performancės sė kompanisė, fitoi bio-certifikimin nėpėrmjet SKAL International, njė organizatė e certifikimit organik me qendėr nė Hollandė.
Ky certifikim i rendit produktet e mia nė njė pozitė me konkuruese dhe fitimprurėse, - tha Hysenaj, Blerėsi austriak me tė cilin kam punuar pėr vite, e bleu menjėherė furnizimin tim, me ēmim mė tė lartė.
Industria e bimėve aromatike-mjekėsore ėshtė njė nga sektorėt qė synon projekti i USAID-it. Bio-ēertifikimi i akreditmit ndėrkombėtar tė sherebelės, dafinės, trumzės dhe tumusit rrisin ēmimin e kėtyre produkteve tė eksportuara me 15-20 pėr qind.
Verėn e shkuar, EDEM-i organizoi inspektimin fillestar nga SKAL-i tė dy kompanive tė bimėve aromatike-mjekėsore. Kompania Xherdo dhe Albanian Trading Company (ATC), me qendėr nė Durrės, shoqėruan inspektorin qė kishte ardhur pėr tė ekzaminuar zonat e pėrdorura pėr pėrpunimin pėr eksport. Nė bazė tė rekomandimeve tė SKAL-it, kompanitė bėnė pėrmirėsime tė tjera. Nė tetor, tė dyja kompanitė morėn ēertifikatėn e njohur nė botė pėr produkte organike.
Furnitorėt preferojnė produkte organike dhe ėshtė me leverdi qė prodhuesit tė lėvizin nė kėtė drejtim, -shpjegon z. Jeton Starova, Kėshilltar pėr Agrobiznesin nė Projektin EDEM. Duke pėrpunuar bimėt nė esenca, Xherdo ka rritur vlerėn e lėndės sė tij tė parė. Me marrjen e kėsaj certificate organike, Xherdo po bėn njė pėrpara. Bizneset shqiptare kanė nevojė tė shohin se duke investuar nė produkte cilėsore, produktet e tyre do tė bėhen mė tė dėshirueshme dhe mė konkuruese nė ēdo treg.
Distileria e esencave aromatike e Hysenajt nė Poliēan i ėshtė pėrkushtuar posaēėrisht prodhimit tė esencave aromatike organike. Me distileri tė tjera nė Skrapar, Berat, Laē, Lezhė dhe Peqin, mjediset e Poliēanit pėrfaqėsojnė 40 pėr qind tė tė gjithė kapacitetit tė tij prodhues. Pėr Hysenajn, certifikimi i produkteve tė tij ėshtė njė shenjė besimi qė do tė rrisė reputacionin e produkteve shqiptare nė botė.
Duke mos u mjaftuar me ēmimet e mėparshme, Hysenaj, nė konsultim me EDEM-in, po sheh nė fizibilitetin e perspektivės sė njė biznesi nė tė ardhmen si hapja e njė linje kozmetike dhe shampoje. Janarin e kaluar, EDEM-i organizoi njė vizitė me Hysenajn dhe Manaxherin e S&D Aroma, njė prej furnizuesve kryesorė tė esencave natyrale dhe organike nė Angli, pėr tė diskutuar mundėsinė e furnizimit tė produkteve natyrale nga Shqipėria pėr industrinė e kozmetikės.
Xherdo ėshtė vetėm njėra nga kompanitė e shumta qė punon nė fushėn e industrisė sė bimėve aromatike-mjekėsore nė mbarė Shqipėrinė, tė cilin USAID-i e ka ndihmuar tė zhvillojė strategjitė dhe aftėsitė nė mėnyrė qė ata tė hyjnė drejt tregjeve mė fitimprurės.

