Njoftime pėr Shtyp
- Rifreskimi i fundit: 28 Qershor 2007
Vaj Ulliri mė i mirė nė Shqipėri merr Ēmimin pėr Cilėsinė
Vaj Ulliri mė i mirė nė Shqipėri merr Ēmimin pėr Cilėsinė
28 QERSHOR 2007 - Mbrėmjen e sotme, nė Hotel Tirana Internacional, u mbajt njė ceremoni pėr ndarjen e ēmimeve pėr vaj ullirin e virgjėr, ekstra tė virgjėr si dhe atė qė rezultoi me treguesit mė tė mirė kimikė. Ēmimet u ndanė nga Zėvendės Ministri i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit, Ndoc Fasllia, dhe Drejtori i Misionit tė USAID, Eduard T. Landau. Konkursi kombėtar pėr vajin e ullirit - 2007, ėshtė pjesė e pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) pėr tė pėrkrahur sektorin e vajit tė ullirit me anė tė trajnimeve dhe asistencės teknike.
Firma Skilja, pėrfaqėsuar nga Z. Fatmir Skilja, fitoi ēmimin e parė pėr vajin e ullirit ekstra tė virgjėr. Firma Shkalla, pėrfaqėsuar nga Znj. Shpresa Shkalla, fitoi ēmimin e dytė dhe firma IVAP, pėrfaqėsuar nga Znj. Valentina Postoli, fitoi ēmimin e tretė nė kategorinė e vajit tė ullirit ekstra tė virgjėr. Vaji mė i mirė i virgjėr shqiptar, i cili ka njė pėrqindje disi mė tė lartė aciditeti sesa ai ekstra i virgjėr, u cilėsua ai i firmės ANI, pėrfaqėsuar nga Z. Anastas Gjikondi. Ēmimin e dytė nė kategorinė e vaj ullirit tė virgjėr e fitoi firma IVAP. Firma Skilja dorėzoi vajin e ullirit i cili rezultoi me treguesit mė tė mirė kimikė.
Juria pėrbėhej nga prodhues tė vaj ullirit shqiptar, ekspertė vendas akademikė, shkencorė dhe tė sigurisė sė ushqimit si dhe nga njė eksperte ndėrkombėtare e organizatės sė Kėshillit Ndėrkombėtar tė Vajit tė Ullirit. Ekspertja, e cila paraprakisht trajnoi anėtarėt e jurisė, u soll nė Shqipėri nga Projekti i USAID Zhvillimi i Ndėrmarrjeve Shqiptare dhe Shėrbimet e Tregjeve tė Eksporteve (EDEM). Analiza kimike u krye nga Instituti i Ushqimeve dhe Kėrkimeve nė Tiranė. Shtatėmbėdhjetė firma morėn pjesė nė kėtė konkurs duke sjellė mostra tė vajit tė ullirit tė virgjėr dhe ekstra tė virgjėr. Ata dorėzuan njė total prej 21 mostrash, prej tė cilave 14 i kaluan analizat kimike, gjashtė nė kategorinė e vajit ekstra tė virgjėr dhe tetė nė kategorinė e vajit tė virgjėr. Krahas analizave kimike, juria pėrdori standarte ndėrkombėtare tė njohura zyrtarisht pėr shijimin e vajit pėr tė pėrzgjedhur fituesit.
###
