Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 26 Qershor 2007
Decentralizimi
Fjalimi i Drejtorit tė Misioni tė USAID-it, Z. Eduard T. Landau
Konferenca Kombėtare
Forcimi i Pushteteve Vendorė: Gadishmėria pėr tė shėrbyer dhe rezultatet
26 qershor 2007
Tė nderuar Ministra dhe Zėvendės Ministra, i Nderuar Kryetar i Bashkisė, Zonja dhe Zotėrinj,
Ėshtė njė kėnaqėsi pėr mua tju uroj mirėseardhjen nė kėtė konferencė pėr tė diskutuar pėrparimin e Shqipėrisė drejt decentralizimit, pėrgjegjshmėrisė mė tė madhe dhe transparencės nė qeverisje.
Pushtet vendore tė afta sigurojnė njė themel tė rėndėsishėm pėr demokracinė dhe prandaj, programi ynė nė kėtė fushė pėrfaqėson njė gur themeli tė asistencės sė Shteteve tė Bashkuara pėr Shqipėrinė. Mbėshtetja pėr procesin e decentralizimit tė Shqipėrisė, gadishmėria e pushteteve vendore pėr tu shėrbyer qytetarėve tė tyre, shteti ligjor, pėrmirėsimi i shėrbimeve publike si shėndetėsia dhe stimuli i rritjes ekonomike, mbėshtesin qėllimet e USAID-it kėtu.
Shqipėria ka bėrė pėrparim domethėnės nė shtegun e decentralizimit tė pushtetit vendor. Gjatė pesėmbėdhjetė viteve tė fundit, Shqipėria ka lėvizur prej njė shteti tė centralizuar drejt njė sistemi tė decentralizuar me pushtete vendore tė pavarura, qė po sjellin njė ndryshim tė vėrtetė nė jetėn e qytetarėve.
Sot, si rezultat i procesit tė decentralizimit, pushtetet vendore nė Shqipėri kanė mė shumė autoritet dhe pavarėsi mė tė madhe nė marrjen e vendimeve, mė shumė liri veprimi me burimet, si dhe mė shumė mundėsi pėr tė pėrshtatur burimet sipas nevojave dhe pritjeve tė komunitetit. Sigurimi i shėrbimit ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm.
Kjo ofron njė shembull tė pastėr qė pushteti punon pėr qytetarėt dhe pėrforcon procesin e demokratizimit nė Shqipėri.
Pėrmes Projektit tė USAID-it pėr Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin nė Shqipėri (LGDA) kemi ndihmuar nė pėrparimin e dialogut mes grupeve lokale dhe qendrore tė interesit qė ka rezultuar nė reforma kyēe pėr decentralizimin. Kemi ndihmuar bashkitė tė ndihmojnė veten nė ndėrmarrjen e funksioneve tė tyre tė reja dhe tė arrijnė pėrmirėsime tė matshme nė shėrbimet vendore, tė cilat vlerėsohen prej qytetarėve.
Konferenca e sotme do tė paraqesė ecurinė e realizuar dhe rezultatet e arritura. Shumė nga grupi i interesit qė kanė qenė pjesė e procesit, si nė nivel qendror ashtu edhe nė atė vendor, janė tė pranishėm nė kėtė konferencė. Anėtarėt e qeverisė, tė parlamentit dhe tė pushtetit vendor tė tė gjitha partive politike duhet tė ndihen krenarė.
Ju faleminderit tė gjithėve pėr bashkėpunimin tuaj dhe urime pėr rezultatet e marra. Nė planifikojmė tė vazhdojmė tė punojmė pėr pėrmirėsimin e mjedisit tė politikave, kapacitetin e pushtetit vendor dhe panoramėn e zhvillimit ekonomik tė qyteteve me programin tjetėr tė madh tonin nė kėtė sektor.
