Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 19 Qershor 2007
Planifikimi Familjar
Fjalimi i Drejtorit tė Misioni tė USAID-it, Z. Eduard T. Landau
Konferenca pėr Mbylljen e Projektit tė Planifikimit Familjar nė Shqipėri
19 qershor 2007
Zoti Ministėr,
Zonja dhe Zotėrinj,
Ėshtė kėnaqėsi e madhe pėr mua tju uroj mirėseardhjen nė kėtė konferencė qė shėnon pėrfundimin me sukses tė Projektit Planifikimi Familjar nė Shqipėri i USAID-it.
Ky projekt 3-vjeēar, me vlerė 1,5 milionė dollarė ėshtė vazhdim i investimit 12 vjeēar me vlerė mbi 15 milionė dollarė tė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr tė mbrojtur dhe pėr tė pėrmirėsuar shėndetin dhe mirėqenien e grave dhe tė fėmijėve nė Shqipėri.
USAID-i ėshtė i angazhuar tė sigurojė qė gratė dhe ēiftet nė gjithė botėn tė kenė akses nė shėrbimet vullnetare tė planifikimit familjar dhe tė jenė tė informuar e tė lirė nė vendimet lidhur me jetėn e tyre riprodhuese.
Aksesi nė informacion dhe nė shėrbime cilėsore mund tė sjellė pėrfitime tė mėdha nė drejtim tė shėndetit dhe tė jetės ekonomike dhe sociale tė familjeve dhe tė komunitetit.
Ai (aksesi nė informacione dhe nė shėrbime) mbron shėndetin e grave dhe tė fėmijėve duke zvogėluar numrin e shtatėzanive me risk tė lartė. Ai kontribuon nė luftėn kundėr HIV/AIDS dhe sėmundjeve tė tjera nėpėrmjet informimit, kėshillimit dhe ofrimit tė kontraceptivėve modernė. Ai mbėshtet tė drejtat e grave dhe mundėsitė pėr arsimim, pėr punėsim dhe pėr pjesėmarrje tė plotė nė jetėn shoqėrore.
Jam krenar tė them se nė 10 vitet e fundit, nėpėrmjet USAID-it, gjendja e shėrbimeve tė planifikimit familjar nė Shqipėri ėshtė pėrmirėsuar dhe shtrirė nga vetėm disa klinika nė Tiranė, nė ēdo qendėr shėndetėsore nė ēdo komunė dhe rreth tė Shqipėrisė. Kjo ėshtė njė arritje e madhe dhe unė dua tė falenderoj partnerin tonė Xhon Snou Ink (JSI) pėr ekspertizėn qė kanė ofruar dhe pėr angazhimin e plotė pėr zhvillimin e Shqipėrisė.
Investimi i Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara nė shėndetėsi nuk mbaron kėtu.
Nėpėrmjet programeve tė USAID-it, ne po punojmė sė bashku pėr pėrmirėsimin e cilėsisė sė shėrbimeve dhe tė aksesit nė shėndetin parėsor pėr tė gjithė shqiptarėt, si dhe mbėshtesim programe qė nxisin zhvillimin ekonomik, qė forcojnė shtetin ligjor dhe qė mbėshtesin tranzicionin demokratik tė Shqipėrisė.
USAID-i punon nė partneritet me Ministrinė e Shėndetėsisė dhe do tė doja tju pėrgėzoja pėr investimet tuaja sė fundmi nė mbėshtetje tė shėndetit riprodhues dhe tė planifikimit familjar. Rritja e qėndrueshme e investimeve nė sigurimin e kontraceptivėve luan njė rol tė rėndėsishėm nė pėrmirėsimin e shėndetit riprodhues tė nėnės, tė shėndetit tė fėmijėve dhe tė familjes.
Mė lejoni edhe njė herė tė ofroj urimet dhe falenderimet e mia personelit tė Projektit, JSI-sė dhe Ministrisė sė Shėndetėsise pėr zbatimin e suksesshėm tė kėtij projekti.
Pėrpjekjet tuaja kanė lėnė njė gjurmė tė pashlyeshme nė shėndetin dhe tė drejtat e grave, tė fėmijėve dhe tė familjeve shqiptare.
