Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 15 Qershor 2007
Kryerja e Shėrbimeve
Fjalimi i Z. Eduard T. Landau
Drejtori i USAID-it nė Veprimtarinė "Dita e Hapur" nė Berat
15 qershor 2007, Berat
I nderuar Zoti Ministėr dhe Zotėrinj Zėvendės Ministra,
I nderuar Kryetar i Bashkisė
Zonja dhe Zotėrinj,
Kjo ėshtė vizita ime e parė nė Berat, prandaj do tė doja tė falenderoja Kryetarin e Bashkisė pėr ftesėn e tij pėr tė ardhur nė kėtė qytet tė bukur.
Jam sot kėtu pėr tė pėrshėndetur pėrpjekjet e qytetarėve dhe tė zyrtarėve tė Beratit qė kanė bėrė pėrmirėsime domethėnėse nė shkollat e kėtij komuniteti.
Kjo arritje ėshtė njė tregues i mirė qė Shqipėria ėshtė nė rrugėn drejt qeverisjes efektive dhe tė decentralizuar.
Pėr tė qenė e sigurtė, nė pesėmbėdhjetė vitet e fundit, Shqipėria ka lėvizur nga njė shtet i centralizuar me pak pavarėsi tė autoriteteve vendore, drejt njė sistemi tė decentralizuar me qeverisje tė pavarur vendore qė kanė autoritet dhe liri tė plotė veprimi.
Vetė-qeverisja vendore ėshtė kritike pėr njė demokraci dhe njė gur themeli pėr asistencėn e Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Shqipėrinė. Qėllimet e Misionit tė USAID-it nė kėtė vend janė mbėshtetja pėr decentralizimin, pėrkrah reformave pėr tė fuqizuar shtetin ligjor, pėr tė pėrmirėsuar shėrbimet shoqėrore siē janė shėndetėsia dhe arsimimi, si dhe pėr tė ndihmuar nė tranzicionin demokratik tė Shqipėrisė.
Pėrmes Projektit tė LGDA-sė tė USAID-it ne po punojmė nė partneritet me zyrtarė dhe organizata nė qytete nė gjithė Shqipėrinė pėr tė vėnė nė vend pėrbėrisit legjislativė tė procesit tė decentralizimit.
Do tė dėshiroja tė theksoja qė ky proces ėshtė i njė natyre pjesėmarrėse, nė tė cilin komunikimi ndėrmjet qytetarėve dhe qeverisė vendore prodhon rezultate tė dukshme dhe tė prekshme.
Ky projekt ka dhėnė rezultat nė pėrmirėsimin e shkollave nė tė cilat arsimohen fėmijėt shqiptarė duke zhvilluar standarde tė reja mė tė sakta pėr sigurinė dhe shėndetin e tyre.
Prandaj, ju faleminderit pėr gadishmėrinė tuaj pėr tė bashkėpunuar me ne dhe faleminderit Bashkisė dhe qytetarėve tė saj qė kanė punuar sė bashku pėr tė promovuar qeverisjen e mirė pėr edukimin e fėmijėve tuaj.
