Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 21 Shtator 2007
Konkurrueshmėrisė Bujqėsore
Fjalim i Drejtorit tė Misionit tė USAID-it nė Shqipėri, Z. Edward T. Landau
Ceremonia e Hapjes sė Panairit tė Pėrvitshėm tė Agrobiznesit nė Shqipėri
Tiranė, 21 shtator 2007
I nderuar President i Shqipėrisė,
I dashur Ministėr,
President i KASH-it,
Ėshtė kėnaqėsi pėr mua tė marr pjesė kėtė mbrėmje nė hapjen e panairit tė pėrvitshėm tė agrobiznesit organizuar nga KASH.
Qė prej vitit 2001, USAID-i ka mbėshtetur krijimin e njė shoqate bujqėsore qė pėrfaqėson shoqatat e agrobiznesit pėr tė asistuar me shėrbime sektorin bujqėsor shqiptar nė rritje dhe pėr tė mbrojtur fermerėt dhe agrobizneset shqiptare. USAID-i ėshtė i kėnaqur me asistencėn qė i ka dhėnė Kėshillit tė Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe ju pėrgėzon pėr organizimin njė veprimtarie tjetėr tė suksesshme.
Pas 25 vite pėrvoje pune nė vende tė ndryshme tė botės me USAID-in, unė besoj fort nė faktin qė zhvillimi bujqėsor i njė vendi mund tė ketė njė ndikim tė jashtėzakonshėm nė uljen e varfėrisė, nė krijimin e vendeve tė punės, nė rritjen e tė ardhurave, si dhe nė nxitjen e rritjes ekonomike dhe tė zhvillimit nė pėrgjithėsi.
Popullsia e Shqipėrisė nė pjesėn mė tė madhe tė saj ėshtė ende rurale dhe ka njė varėsi tė jashtėzakonshme nga bujqėsia dhe nga industria e lidhur me bujqėsinė. Sektori prodhon pothuajse 23 pėr qind tė produktit tė brendshėm bruto tė Shqipėrisė.
Rėndėsia e kėtij sektori dhe potenciali domethėnės i fermerėve shqiptarė pėr tė rritur prodhueshmėrinė, pėr ti shėrbyer tregut tė brendshėm dhe pėr tė kapur tregjet e eksportit, janė arsyet pėr tė cilat Qeveria e Shteteve tė Bashkuara, pėrmes USAID-it, ka kėnaqėsinė tė vėrė nė dispozicion gjatė pesė viteve tė adhshme shumėn prej 10 milionė dollarėsh pėr tė pėrmirėsuar konkurrueshmėrinė e fermerėve shqiptarė.
Programi i Konkurrueshmėrisė Bujqėsore Shqiptare (AAC) i USAID-it do tė ndihmojė fermerėt shqiptarė nė pėrmirėsimin e prodhimtarisė sė veprimtarisė sė tyre, si dhe nė reagimin e tyre ndaj ndryshimit tė kushteve dhe tė mundėsive tė tregut.
Projekti do tu mundėsojė fermerėve shqiptarė tė jenė konkurrues nė tregjet e brendshme dhe tė jashtme duke u pėrqendruar nė prodhime bujqėsore vlerė-lartė dhe nė pėrpunimin vlerė-shtues.
Parimi ynė themelor ėshtė forcimi i zinxhirit tė tregut pėrmes lidhjes sė fermerėve prodhues me tregun, atė tė brendshėm edhe atė tė jashtėm. Hallkat kryesore nė zinxhir janė shoqatat e agrobiznesit dhe ato tė fermerėve e tė bizneseve.
Ky program i ri, kombinuar me programet e USAID-it qė mbėshtesin demokracinė nė Shqipėri qė bazohet nė shtetin ligjor, investime mė tė mėdha nė shėndetėsi, projekte tė ndryshme ekonomike si dhe zbatimi i suksesshėm i Marrėveshjes Prag tė Sfidės sė Mijėvjeēarit pėr Shqipėrinė, ndihmon nė vendosjen e njė themeli pėr rritjen e qėndrueshme ekonomike dhe pėr integrimin nė NATO e nė komunitetin Euro-Atlantik.
U uroj tė gjithė pjesėmarrėsve nė panairin e kėsaj fundjave, sukese dhe pres me kėnqėsi tė ndihmojmė bujqėsinė shqiptare tė arrijė potencialin e saj tė vėrtetė.
