Aktivitete: Rritja Ekonomike
- Rifreskimi i fundit: 07 Korrik 2009
![]()
|
Programi pėr Privatizimin e Shpėrndarjes sė KESH-it
Kohėzgjatja: Gusht 2007- Gusht 2009
Partner: Advanced Engineering Associates International, Inc. (AEAI)
Fokusi Gjeografik: Kombėtar
Pėrshkrimi i Programit:
Sektori elektroenergjetik shqiptar ka vuajtur nga mungesa e investimeve, mirėmbajtja e dobėt dhe aftėsitė e kufizuara pėr import. Kėto probleme rėndohen prej menaxhimit ineficient tė Korporatės shtetėrore Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), e cila ndodhet nė njė situatė tė mjerueshme financiare, pa mundur tė zvogėlojė humbjet dhe tė pėrmirėsojė arkėtimet. Mungesat e njė furnizimi tė besueshėm dhe tė mjaftueshėm tė energjisė elektrike kanė ndikuar keqas nė rritjen ekonomike tė Shqipėrisė. Pėr tė adresuar kėtė krizė tė gjatė energjetike, Qeveria e Shqipėrisė, me mbėshtetje tė fuqishme tė donatorėve ka vendosur tė shpjerė pėrpara privatizimin e aseteve tė shpėrndarjes sė KESH-it. Programi i USAID-it i Mbėshtetjes sė Privatizimit tė Shpėrndarjes sė KESH-it do tė asistojė Qeverinė e Shqipėrisė, dhe veēanėrisht Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, nė kėtė pėrpjekje pėr tė zhvilluar politikat e nevojshme rregulluese ligjore dhe kuadrin e tregut pėr privatizimin dhe ndėrtimin e kapacitetit tė Entit Rregullator tė Energjisė (ERE) nė mėnyrė qė tė shėrbejė si njė organ rregullator transparent dhe i pavarur nga kontrolli i shtetit.

