Njoftime pėr Shtyp
- Rifreskimi i fundit: 28 Gusht 2008
Shqipėria fiton Fazėn II tė Programit tė Pragut tė KSM-sė
Shqipėria fiton Fazėn II tė Programit tė Pragut tė KSM-sė
TIRANĖ, 27 GUSHT 2008 Mė 15 gusht 2008, Bordi i Drejtorėve tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit (KSM) miratoi Propozimin e Qeverisė sė Shqipėrisė pėr Fazėn e II-tė tė Programit tė Pragut pėr zvogėlimin e korrupsionit dhe pėr forcimin e shtetit ligjor nė Shqipėri.
Sot, nė njė takim me Kryeministrin Sali Berisha, Drejtori i USAID-it, z. Eduard Landau, zyrtarisht njoftoi mbi vendimin e KSM-sė pėr tė mbėshtetur me njė program prej 16.4 milionė dollarėsh Shqipėrinė. Ceremonia zyrtare e nėnshkrimit midis tė dy qeverive do tė zhvillohet nė muajin shtator.
USAID-i do tė menaxhojė kėtė program nė partneritet me institucione tė ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare shqiptare.
Ne jemi tė kėnaqur tė mbėshtesim kėtė program tė rėndėsishėm pėr tė ndihmuar Shqipėrinė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe nė trajtimin e reformave kryesore gjyqėsore dhe nė hapjen e rrugėve tė reja pėr zhvillimin ekonomik, tha Landau. Sipas Landaut, njė Program i Fazės II-tė do ta ndihmojė Shqipėrinė tė bėhet mė konkuruese pėr programet e ndihmės dypalėshė tė KSM-sė, njė Kompakt KSM-je.
Shqipėria aktualisht po zbaton njė Program Pragu tė KSM-sė qė pėrqėndrohet nė pėrgjigjen ndaj korrupsionit nė tatime, nė regjistrimin e biznesit dhe nė prokurime. Programi planifikohet tė pėrfundojė nė muajin nėntor 2008.
Mė shumė informacion mbi Fazėn II-tė tė Programit tė Pragut do tė bėhet me dije nė javėt e ardhshme dhe do tė jetė i disponueshėm nė faqen e internetit tė USAID Shqipėrisė: http://albania.usaid.gov
# # #
