Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

Foto nga: USAID Shqipėri
 
Drejtoresha e Misionit tė USAID-it nė Shqipėri, Roberta Mahoni, nėnshkruan Marrėveshjen e Pragut tė KSM, Faza II me Ministrin e Financave, Ridvan Bode. Kjo marrėveshje dypalėshe dyvjeēare me vleftė prej 15.7 milionė dollarėsh do tė fokusohet nė luftėn kundėr korrupsionit pėrmes reformave qeveritare.

Faza 2 nė Luftėn e Shqipėrisė Kundėr Korrupsionit

FAZA 2 NĖ LUFTĖN E SHQIPĖRISĖ KUNDĖR KORRUPSIONIT
USAID-i, Qeveria e Shqipėrisė Nėnshkruajnė Programin e Pragut pėr Shqipėrinė me Korporatėn Sfida e Mijėvjeēarit, Faza II

Tiranė, 17 tetor 2008 – Sot Shqipėria hyri nė njė raund tė ri nė luftėn kundėr korrupsionit me nėnshkrimin e Marrėveshjes sė dytė tė Programit tė Pragut me Korporatėn Sfida e Mijėvjeēarit (KSM) ndėrmjet Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkura tė Amerikės.

Kjo marrėveshje dypalėshe qė do tė zbatojė pėr njė periudhė 2-vjeēare Programin e Pragut “Faza e Dytė” me vleftė 15.7 milionė dollarė, ngrihet mbi suksesin e Programit aktual tė Pragut tė KSM-sė, i cili do tė pėrfundojė mė 15 nėntor 2008. Programi qė do tė pėrfundojė nė muajin nėntor fokusohet nė uljen e korrupsionit nė prokurimet publike, nė administrimin e tatimeve, si dhe nė regjistrimin e biznesit.

Programi i ri, i administruar nga Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), synon tė pėrmirėsojė aftėsinė e sistemit gjyqėsor pėr trajtimin e mosmarrėveshjeve administrative, tė zvogėlojė korrupsionin dhe ineficiencėn nė administratėn tatimore, tė ndėrtojė njė qendėr kombėtare “one-stop shop” pėr licensat e bizneseve, tė krijojė njė sistem transparent tė dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit, si dhe tė formojė Njėsi tė Pėrbashkėta Hetimore nė gjashtė qytete pėr tė hetuar ēėshtjet e korrupsionit.

Gjatė fjalimit tė tij, Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, pėrgėzoi Programin e Pragut tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit (KSM) dhe pėrmendi arritjet e Qeverisė gjatė fazės sė tij tė parė, - "tė cilat",- tha ai, - "kanė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė domethėnėse pozitėn e Shqipėrisė nė renditjen botėrore pėr tė bėrė biznes dhe nė perceptimet pėr korrupsionin".

Ambasadori i Sh.B.A.-sė, Xhon L. Uidhėrs II, tha gjithashtu se partneriteti midis Shteteve tė Bashkuara dhe Shqipėrisė nėn Programin e Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit (KSM)  ka arritur reforma tė dukshme. Ai theksoi se nevojitet mė shumė punė pėr tė ērrėnjosur korrupsionin, efektet brejtėse tė sė cilit, “vazhdojnė tė depėrtojnė nė sistemet e edukimit dhe tė shėndetėsisė nė Shqipėri, tė ligėshtojnė besimin e publikut tek gjykatat shqiptare dhe tė rrezikojnė tė drejtat e pronės  tė gjithė shqiptarėve.” Uidhėrs shtoi qė nė fazėn e dytė tė programit  “Amerika do t’a ndihmojė Shqipėrinė tė arrijė suksese nė luftėn kundėr korrupsionit... sepse kjo ėshte ajo qė kėrkojnė shqiptarėt”.

Z. Berisha, Ambasadori Uidhėrs dhe Znj. Kraham, Nėnzėvendės Presidente e Departamentit tė Politikave dhe tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare tė KSM-sė, ndoqėn nėnshkrimin e marrėveshjes midis Drejtoreshės sė USAID-it, Zj. Roberta Mahoni dhe Ministrit tė Financave, Z. Ridvan Bode dhe mė pas vizituan ekspozitėn e veēantė me paraqitjet e arritjeve tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit nė fazėn e parė. 

###


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk