Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

 

Aktiviteti i Promovimit tė Tirana CitySpots nė Tiranė

Aktiviteti i Promovimit tė Tirana Cityspots nė Tiranė

TIRANĖ, 11 SHTATOR  2008    Sot, USAID-i  sponsorizoi promovimin zyrtar tė guidės sė Thomas Cook (Tomas Kuk) “Tirana CitySpots“. Ambasadori i Sh.B.A.-sė, Xhon L. Uidhėrs II dhe Zėvendės Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, z. Eduard Shalsi morėn pjesė nė kėtė ceremoni dhe mbajtėn fjalėn e rastit mbi turizmin nė Shqipėri. Nė kėtė veprimtari ishte gjithashtu i pranishėm dhe z. Tim Klansi, i cili shpėrndau kopje promocionale tė librit me nėnshkrimin e tij.

Nė fjalėn e tij, Ambasadori Uidhėrs pohoi sfidat domethėnėse pėr zhvillimin e kėtij sektori, veēanėrisht pėrsa i pėrket infrastrukturės, menaxhimit tė burimeve tė qėndrueshme, si dhe investimeve tė sektorit privat, por gjithashtu theksoi potencialin e rėndėsishėm turistik tė Shqipėrisė.  “Nė vitin 2008 Shqipėria pati njė numėr rekord turistėsh dhe ka shumė arsye pėr tė besuar qė pėrmes menaxhimit tė duhur, ky nivel do tė vazhdojė tė rritet, ndėrsa pėrherė e mė shumė pėrsona zbulojnė Shqipėrinė”, - tha Uidhėrs.

Kėrkimi i informacionit pėr librin u zhvillua nė muajin nėntor 2007 me ndihmėn e USAID-it. Mbi 50 biznese private janė pėrfshirė nė Tirana CitySpots, si dhe mbi 20 vende tėrheqėse brenda Tiranės, Beratit, Krujės dhe Shkodrės. Ky libėr ėshtė pjesė e serisė “CitySpots”, e cila paraqet qytetet e mėdha kryesore nga mbarė bota. Libri ėshtė duke u shpėrndarė drejtėpėrsėdrejti prej Thomas Cook Publishing (Botuesi Tomas Kuk), si dhe pėrmes faqes sė tyre tė internetit: http://www.thomascookpublishing.com/contactus.htm.

Nė vazhdim tė Tirana CitySpots, Thomas Cook Publishing nė Mbretėrinė e Bashkuar ka bėrė me dije se do tė prodhojė njė guidė udhėtimi tjetėr, mė tė madhe, pėr tė mbuluar tėrė vendin. Travellers Albania do tė botohet nė mars tė vitit 2009.

# # #


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk