Njoftime pėr Shtyp
- Rifreskimi i fundit: 31 Tetor 2008
![]()
|
Vėzhgimi i parė kombėtar Demografik Shėndetėsor
Vėzhgimi i parė Demografik Shėndetėsor nė Shqipėri
Informacioni do tė pėrmirėsojė politikat shėndetėsore dhe ofrimin e kujdesit shėndetėsor
Tiranė, 31 tetor 2008 Sot, Ministrja e Shėndetėsisė, zj. Anila Godo, pėrkrah pėrfaqėsuesve tė disa agjencive donatore ndėrkombėtare, pėrfshirė USAID-in, UNICEF-in, UNFPA-nė, OBSH-nė dhe Agjencinė Zvicerane pėr Zhvillim dhe Bashkėpunim, nisėn fazėn e dytė tė aktivititetit tė Vėzhgimit tė parė Demografik Shėndetėsor tė Shqipėrisė.
Duke nisur nga nėntori, qindra intervistues nga INSTAT-i do tė vizitojnė familje nė mbarė Shqipėrinė pėr tė mbledhur informacion mbi shėndetin, arsimimin, stilin e jetesės sė njerėzve sipas njė pyetėsori tė standardizuar. Rezultatet e vėzhgimit do tė ofrojnė informacion tė pėrditėsuar mbi karakteristikat e familjeve shqiptare, tė cilat do tė krahasohen me statistika sociale ndėrkombėtare.
Nė kėtė veprimtari, Ministrja shqiptare e Shėndetėsisė, zj. Anila Godo, theksoi rėndėsinė e tė paturit tė tė dhėnave tė besueshme dhe konsekuente pėr tė ndėrmarrė vendime mbi politikat, veēanėrisht lidhur me ēėshtjet shėndetėsore tė grave dhe tė fėmijėve. Ministria e Shėndetėsisė po drejton procesin e vėzhgimit me anė tė Institutit tė Shėndetit Publik dhe INSTAT-in.
Ministrja Godo theksoi gjithashtu rėndėsinė e ofrimit tė informacionit sa mė tė plotė prej familjeve qė do tė pyeten prej ekipeve intervistuese, si dhe e siguroi publikun mbi ruajtjen e plotė tė fshehtėsisė sė tė gjitha pėrgjigjeve.
Vėzhgimi do tė mbledhė vlerėsime statistikore, lehtėsisht tė krahasueshme nė arenėn ndėrkombėtare pėr indikatorė socialė nė Shqipėri, duke pėrfshirė vlerėsime mbi popullsinė, migracionin, arsimimin, lindshmėrinė, planifikimin familjar, vdekshmėrinė foshnjore dhe tė fėmijėve, shėndetin e fėmijės, sjelljet seksuale, HIV/AIDS dhe Sėmundjet Seksualisht tė Transmetueshme (SST), praktikat e ushqyerjes me gji, ēėshtjet gjinore dhe dhunėn gjinore.
Nė fjalimin e saj gjatė ceremonisė, Drejtoresha e Misionit tė USAID-it, zj. Roberta Mahoni, shpjegoi se pėrse USAID-i dhe donatorė tė tjerė mbėshtesin zhvillimin e kėtij vėzhgimi. Vėzhgimi Demografik Shėndetėsor do ti shpjerė reformat aktuale dhe tė tė ardhmes jo vetėm njė hap pėrpara, por disa hapa pėrpara drejt identifikimit tė nevojave tė popullsisė, nė mėnyrė qė tė hartohen politika dhe programe dhe qė burime tė mjaftueshme pėr ti financuar ato tė mund tė jepen.
Zj. Mahoni pėrmendi gjithashtu qė mė shumė investime nė sektorėt e shėndetėsisė dhe tė arsimit janė pjesė e pandarė pėr pėrparimin e vazhdueshėm tė reformave nė qeverisje, nė shtetin ligjor dhe nė zhvillimet ekonomike.
Faza e mbledhjes sė tė dhėnave do tė pasohet prej fazės sė pėrpunimit dhe tė shkrimit tė raportit me rezultatet pėrfundimtare, tė cilat do tė shpėrndahen nė muajin shtator 2009. Intervistuesit do tė pėrdorin mjete elektronike pėr mbledhjen e tė dhėnave, njė pėrqasje novatore e pėrdorur vetėm nė disa prej sondazheve tė mėparshme kombėtare tė zhvilluara nė vende tė tjera.
Vėzhgimi Demografik Shėndetėsor Shqiptar u mundėsua pėrmes mbėshtetjes sė disa agjencive ndėrkombėtare donatore, pėrfshirė USAID-in, UNICEF-in, SCO-n, UNFPA-nė dhe OBSH-nė. Asistenca teknike qė siguron cilėsinė e vėzhgimit ofrohet prej MACRO International.
###

