Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

USAID-i prezanton mjetin e ri pėr pėrmirėsimin e Administratės Tatimore Vendore

USAID-i prezanton mjetin e ri pėr pėrmirėsimin e Administratės Tatimore Vendore

Tiranė, 28 janar 2009    Nė konferencėn pėr shtyp nė tė cilėn mori pjesė Ministri i Financave, z. Ridvan Bode dhe Drejtoresha e Misionit tė USAID-it, zj. Roberta Mahoni, USAID-i i prezantoi Qeverisė njė manual tė ri mbi tatimet nė mbėshtetje tė reformave nė administratėn tatimore. “Udhėzuesi  pėr Administrimin e Taksave dhe Tarifave Vendore” do tė shėrbejė si njė mjet pėr rritjen dhe trainimin profesional tė administratorėve tatimorė vendorė  dhe do tė mbėshtesė drejpėrsėdrejti suksesin e reformės financiare tė qeverisjes vendore.

Nė fjalėn e saj, zj. Mahoni pranoi rėndėsinė e kėtij sektori, duke vėnė nė dukje qė procedura tė qarta, operacione transparente dhe njė staf profesional e me integritet janė thelbėsorė pėr administrimin e tatimeve dhe tė tarifave vendore.

“Ky botim ėshtė udhėzuesi pėr pėrmirėsimin e performancės nė mbledhjen dhe nė administrimin e tatimeve dhe tarifave vendore, “ – tha Mahoni. “Qeveritė vendore qė pėrdorin kėto mjete do tė jenė nė gjendje tė ofrojnė shėrbime mė tė mira publike ndaj qytarėve dhe do tė nxisin aftėsinė e tyre pėr tė vepruar nė mėnyrė tė pavarur dhe eficiente si njėsi moderne vetėqeverisjeje vendore”, - shtoi Mahoni.

Udhėzuesi u mbėshtet nga Ministria e Financave dhe nga Ministria e Brendshme, si dhe do t’i ofrohet tė gjithė njėsive tė qeverisjes vendore nė Shqipėri.

Publikimi ėshtė njė udhėzues praktik qė do tė ndihmojė administratorėt e taksave vendore nė punėn e tyre tė pėrditshme dhe pėrbėhet nga dy pjesė. Pjesa e parė pėrqendrohet nė politikat tatimore dhe ofron njė pėrshkrim tė legjislacionit duke pėrkufizuar ēdo tatim dhe tarifė vendore. Pjesa e dytė fokusohet nė administrimin tatimor dhe procedurat pėr administrimin e taksave dhe tė tarifave vendore, duke pėrfshirė regjistrimin, vlerėsimin, kontrollin dhe procedurat e mbledhjes me forcė tė tyre. Gjithashtu, nė kėtė udhėzues janė pėrfshirė procesi i raportimit transparent dhe nevoja pėr njė bashkėpunim efektiv mes administratės tatimore vendore dhe institucioneve tė ndryshme tė qeverisjes vendore.

Botimi u pėrgatit pėrmes Programit tė USAID-it pėr Qeverisjen Vendore nė Shqipėri (LGPA), i cili punon me bashkitė pėr nxitjen e zhvillimit tė ekonomisė vendore, pėr pėrmirėsimin e qeverisjes vendore  dhe pėr fuqizimin e pjesėmarrjes sė shoqėrisė civile dhe tė sektorit privat nė zhillimin vendor. Bashkitė partnere tė LGPA-sė janė: Fieri, Fushė-Kruja, Gramshi, Himara, Korēa, Kukėsi, Lezha, Librazhdi, Pogradeci dhe Shkodra.

Pėr mė shumė informacion lutemi tė kontaktoni: Silvana Meko, Specialiste pėr Qeverisjen Vendore nė LGPA, Celular: 0694033831, email: smeko@lgpa.al, telefon: ++355-4-2266-637, ose www.lgpa.al 

###


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk