Bookmark or Share:

Fjalime

Pėrmirėsimi i jetesės pėrmes turizmit tė qėndrueshėm

Fjalimi i Drejtoreshės sė USAID-it
“Pėrmirėsimi i jetesės nė Shqipėri pėrmes turizmit tė qėndrueshėm”
20 janar 2009

Tė nderuar Ministra, tė nderuar zonja dhe zotėrinj,

Jam shumė e lumtur qė ndodhem sot kėtu, nė vizitėn timė tė parė nė Durrės, pėr tė hapur kėtė konferencė tė promovimit tė rritjes dhe tė zhvillimit tė qėndrueshėm tė sektorit tė turizmit nė Shqipėri.

Do tė doja tė falenderoja Ministrin Gjana dhe Ministrin Pango pėr fjalimet e tyre nė kėtė forum sot dhe pėr mbėshtetjen e kėsaj nisme.

Njė objektiv kryesor i asistencės sė zhvillimit tė Sh.B.A.-sė nė Shqipėri ėshtė tė promovojė zhvillim ekonomik tė qėndrueshėm dhe me bazė tė gjerė, si dhe ulje tė varfėrisė. Ne e konsiderojmė zhvillimin e turizmit si kyē nė arritjen e kėtij objektivi.

Turizmi ėshtė dalluar si njė prej forcave drejtuese tė ekonomisė shqiptare – duke ofruar punė dhe tė ardhura pėr mijėra familje.

Udhėtimi dhe turizmi ndikojnė tė gjithė sektorėt e ekonomisė shqiptare, nxit rritjen e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme nė sektorė tė tjerė – krijon vende pune dhe tė ardhura pėrgjatė rrugės.

Nė bazė tė raportit tė vitit 2008 tė Kėshillit Botėror pėr Udhėtimet dhe Turizmin, ekonomia e udhėtimit dhe e turizmit nė Shqipėri nė mėnyrė direkte dhe indirekte arriti nė 1.8 miliardė dollarė, ekuivalente e thuajse 15 pėr qind tė Produktit tė Brendshėm Bruto tė Shqipėrisė, si dhe numri total i tė punėsuarve nė afro 150,000 vende pune ose 12 pėr qind e numrit total tė tė punėsuarve.

Duke dalluar kėtė, jam e kėnaqur qė Qeveria e Shqipėrisė dhe veēanėrisht Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve e kanė bėrė zhvillimin e turizmit njė pėrparėsi kombėtare.

Si e tillė, ky sektor ka bėrė pėrparime tė mėdha gjatė viteve tė fundit.

Qeveria dhe sektori privat kanė ndihmuar nė tėrheqjen e turistėve tė huaj me pėrfundimin e aeroportit tė ri ndėrkombėtar tė Rinasit, me pėrfaqėsime nė panairet ndėrkombėtare tė udhėtimit, me investime nė fushatat reklamuese nė massmedia pėr CNN, si dhe me zhvillimin e njė faqeje interneti sipas teknologjisė mė tė fundit pėr Agjencinė Kombėtare tė Turizmit – tė gjitha mjete tė rėndėsishme qė kontribuojnė nė vendosjen e Shqipėrisė nė hartė si njė destination turistik ndėrkombėtar.

Nė strategji, parimi i zhvillimit tė turizmit tė qėndrueshėm theksohet si parimi drejtues pėr tė ndėrtuar sektorin. Duke vepruar kėshtu, Shqipėria ka zgjedhur nėj shteg tė vėshtirė, por atė tė duhurin, qė nė periudhėn afatgjatė do tė ruajė trashėgiminė kulturore, do tė ruajė burimet natyrore, do tė mbrojė monumente arkeologjike dhe historike tė ēmuar, si dhe do tė pėrmirėsojė jetesėn nė Shqipėri.

Nė praktikė, parimi ėshtė i vėshtirė pėr t’u zbatuar pėr shkak se zhvillimi i qėndrueshėm kėrkon planifikim domethėnės, lidership vizionar, koordinim tė madh dhe veprime tė bashkėrenduara nė ēdo nivel pėr tė prodhuar rezultate qė ndihen dhe kuptohen nga shqiptarėt.

Njėra prej detyrave tė mia tė mėparshme i pėrkiste njė vendi tė njohur pėr turizmin e tij – Egjiptin. Ndėrsa Egjipti kishte njė tėrheqje unike prej piradimave dhe vendeve tė ruajtura mirė tė qytetėrimit tė lashtė, vendi kishte mėsuar se si tė maksimizonte pėrvojėn e turistit duke i bėrė vizitorėt tė rikthehen dhe tė zgjerojnė ndikimin e turizmit nė ekonominė e Egjiptit.

Ata e bėnė kėtė duke u pėrqendruar nė gjėrat, qė nuk janė tė panjohura pėr realitetin shqiptar, pėrmes rritjes sė infrastrukturės sė vendit, ushqimit dhe vendeve tė akomodimit nė bazė tė standardeve ndėrkombėtare.
Kohėt e fundit, USAID-i nė Egjipt zhvilloi njė partneritet publik-privat me Korporatėn Heinz pėr tė ndihmuar fermerėt egjiptianė tė prodhojnė domate, qė do tė mbėshtesin tregun turistik vendas, duke furnizuar hotelet dhe restorante, tė cilat u shėrbėjnė vizitorėve tė huaj.

Sot, vendet qė ofrojnė turizėm kulturor, eko-turizėm, turizėm aventure dhe agro-turizėm, tėrheqin me mijėra vizitorė – vizitorė tė cilėve u pėlqen qetėsia e jetės sė fshtatit, qė vlerėsojnė origjinalitetin e artizanatit lokal dhe qė shijojnė prodhimet e tokave bujqėsore.

Ju inkurajoj tė mendoni nė mėnyrė krijuese gjatė dy ditėve tė ardhshme nė mėnyrė qė tė mund tė bėhemi partnerė pėr tė fuqizuar burimet dhe pėr tė zgjeruar ndikimin e punės sonė. Pėr ta bėrė turizmin e qėndrueshėm njė realitet nė Shqipėri, nevojiten pėrpjekje tė koordinuara mes sektorit publik dhe privat, si dhe njė plan veprimi praktik dhe i fuqishėm.

Ndėrsa mbėshtesim sot strategjinė e Qeverisė sė Shqipėrisė dhe pėrpjekjet e sektorit privat pėr tė ndėrtuar sektorin e turizmit nė Shqipėri, e bėjmė kėtė duke kėrkuar mėnyra pėr tė pėrmirėsuar jetesėn e shqiptarėve dhe tė komuniteteve tė tyre.

Do tė doja tė falenderoja pjesėmarrėsit, veēanėrisht Ministrat pėr pjesėmarrjen e tyre sot nė mbėshtetje tė kėtij aktiviteti dhe mbetem nė pritje tė dėgjoj mbi rezultatet e kėtij seminari.

###


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk