Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

USAID, ILDKP mbėshtesin rolin e medias dhe tė shoqėrisė civile nė luftėn kundėr korrupsionit

SHKODĖR, 10 MARS 2009     Sot Programi i USAID-it pėr Shtetin Ligjor, nė bashkėpunim me Inspektoratin e Lartė tė Deklarimit tė Pasurive (ILDKP) organizuan nė Shkodėr njė semianr mbi Konfliktin e Interesave (KI) dhe Deklarimin e Pasurive. Ky ėshtė seminari i tretė i mbėshtetur nga USAID-i dhe ILDKP-ja qė synon tė rrisė njohuritė mbi ligjet qė rregullojnė konfliktin e interesave dhe deklarimin e pasurive si dhe bashkėpunimin me shoqėrinė civile e median nė zbulimin dhe denoncimin e rasteve tė korrupsionit. 

Nė seminar morėn pjesė pėrfaqėsues nga organizatat vendore tė shoqėrisė civile, gazetarė dhe zyrtarė tė qeverisjes vendore tė katėr bashkive, komunave nga qarqet e Lezhės dhe Shkodrės. Gjithashtu morėn pjesė edhe pėrfaqėsues tė Komisionit tė verifikimit dhe tė pengimit tė Konfliktit tė Interesave nga Mali i Zi.

Nė fjalėn e hapjes, z. Sean Huff, Shef i Programeve tė Zhvillimit tė USAID-it pėrmendi kontributin e ILDKP-sė nė krijimin e njė sektori publik mė transparent dhe tė pėrgjegjshėm nė Shqipėri. Gjithashtu, ai inkurajoi median, grupet e shoqėrisė civile dhe qytetarėt e zakonshėm, qė nė bashkėpunim me organizata tė tilla si ILDKP tė gjejnė mėnyra pėr tė punuar sė bashku nė luftėn kundėr korrupsionit.

Nė fjalėn e tij, z. Adriatik Llalla, Inspektor i Pėrgjithshėm i ILDKP-sė, njohu rėndėsinė e organizatave vendore dhe tė medias nė promovimin e transparencės dhe tė pėrgjegjshmėrisė sė zyrtarėve publikė.

Programi i USAID-it punon me gjykatat, institucionet mbikėqyrėse, siē ėshtė ILDKP-ja dhe organizatat monitoruese pėr tė luftuar korrupsionin nė sektorin publik nė Shqipėri.



Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk