Bookmark or Share:

Histori Suksesi

Foto nga: USAID/Shqipėri
 
Gjatė konferencės sė janarit nė Vlorė, Fjorida Kallēo, Drejtoreshė e Departamentit Ligjor tė ILDKP-sė prezantoi procedurat e reja qė kėrkonin qė fėmijet e zyrtarėve publikė tė deklaronin pasurinė e tyre. Mbėshtetur prej Programit tė USAID-it pėr Shtetin Ligjor, ILDKP-ja shpreson tė rrisė rolin e medias dhe tė organizatave tė shoqėrisė civile nė hetimin e konflikteve tė interesit dhe tė praktikave tė korruptuara tė zyrtarėve shqiptarė.

Zyrtarėt gjobiten dhe shkarkohen nga detyra nė bazė tė akuzave pėr korrupsion

Vitin e kaluar, Kryeprokurori i caktuar nė portin e Durrėsit dha dorėheqjen pas njė hetimi qė zbuloi rreth  € 800,000 pasuri tė fshehura dhe tė papėrligjura. Gjatė javėve nė vijim, media mbuloi gjerėsisht raste qė pėrfshinė tre a mė shumė zyrtarė qė punonin nė agjencitė tatimore, doganore dhe tė informimit publik, tė gjithė tė paditur pėr mashtrim nė format e deklarimit tė pasurisė.

Nė qendėr tė kėtyre historive qėndron njė agjenci e veēantė qeveritare, Inspektoriati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive (ILDKP), krijuar nė bazė tė legjislacionti tė rekomanduar nga njė koalicion OJF-sh mbėshtetur prej USAID-it nė vitin 2003, pėr tė ndihmuar nė zvogėlimin e korrupsionit nė sektorin publik nė Shqipėri.

ILDKP kontrollon tė gjithė zyrtarėt publikė nė intervale dy-vjeēare. Mandati i saj u zgjerua nė vitin 2005, pėr tė pėrfshirė zbatimin e ligjit pėr konfliktin e interesit, njė ligj gjithashtu i hartuar pėrmes asistencės sė USAID-it.

Ēdo vit, ILDKP-ja merr afro 4,000 forma deklaratash. Pėrmes hetimit tė hollėsishėm ajo zgjidh afėrsisht, njė qind ēėshtje konfliktesh interesi ēdo vit, qė rezultojnė me largimin nga puna, gjobitjen apo detyrimin pėr tė larguar interesin e konfliktuar.

Pėr shkak tė kėtyre arritjeve, zyrtarė qė mbulojnė kėtė fushė nė Shqipėri dhe nė qeveritė e rajonit janė duke i kushtuar vėmendje kėsaj ēėshtjeje. Pėrfaqėsues nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Lituania, Letonia dhe Rumania kanė kryer udhėtime drejt Shqipėrisė pėr tė parė se si munden tė pėrsėrisin suksesin e ILDKP-sė pėr vendet e tyre.

Suksesi i ILDKP-sė si njė agjenci, nuk ka qenė gjithmonė kaq i sigurtė. Gjatė vitit tė parė tė saj ajo kishte njė buxhet prej 40,000 dollarėsh dhe zyrat e saj gjendeshin nė njė ndėrtesė tė shkatėrruar qė kėrkonte pėrpjekje tė shumta rindėrtimi dhe rinovimi. Asistenca e hershme e Sh.B.A.-sė rezultoi nė formėn e dhurimit tė kompjuterave dhe tė pajisjeve tė zyrės pėr personelin e tyre prej 30 personash, qė pėrbėnin bazėn pėr nisjen e punės.

Sot, me njė buxhet vjetor mbi 800,000 dollarė, ILDKP-ja ka mbi 500 autoritete pėrfaqėsues qė punojnė nė institucionet qendrore dhe vendore nė mbarė vendin. Nga njė agjenci e re me njė tė ardhme tė pasigurtė, raporti i ”Kombeve nė Tranzicion, 2008” dalloi pėrparimin e ILDKP-sė, duke e konsideruar atė si njė institucion tė lartė dhe influencues me njė rol domethėnės nė pėrpjekjet qeveritare kundėr korrupsionit.

Megjithė suksesin e ILDKP-sė, lufta kundėr korrupsionit nė Shqipėri ėshtė larg prej pėrfundimit. Sikurse shprehet Kėshilltarja e USAID-it pėr Shtetin Ligjor, Elina Koēi : ”Zyrtarėt po pėrmbushin detyrimet e tyre, ka njė shkallė tė lartė tė dorėzimit tė formularėve, por gjithashtu ekziston edhe ēėshtja e fshehjes sė pasurive”. Me tej Koēi thotė :”ILDKP-ja duhet tė bėhet mė kompetente nė mbledhjen e tė dhėnave”. Politika e kėtij institucioni  kėrkon madje qė fėmijėt e zyrtarėve tė deklarojnė pasuritė e tyre  dhe kjo ėshtė pėrpjekja mė e fundit e agjencisė pėr tė mbyllur kėtė shteg tė pėrdorur gjerėsisht.

Sipas Koēit, e cila ka punuar me ILDKP-nė qė prej zanafillės sė saj, mandati i ILDPK-sė ėshtė i kufizuar dhe kėrkon bashkėpunim me median, shoqėrinė civile, institucionet financiare dhe mė e rėndėsishmja, me prokurorėt.

“Pėr shkak se aftėsitė shtrėnguese tė ILDKP-sė, nė bazė tė ligjit, nuk shkojnė pėrtej vendosjes sė gjobave pėr ata zyrtarė qė nuk dorėzojnė formularėt ose kur bėhėt fjalė pėr fshehjen e pasurisė, mbetet njė mjet efikas bashkėpunimi me prokurorėt qė e shndėrron hetimin e ILDKP-sė nė sukses apo nė dėshtim”.

Ndėrsa pak ēėshtje nga ILDKP-ja janė ndjekur penalisht nė mėnyrė tė suksesshme, presioni nga media mbi ndjekjen penale ėshtė rritur dhe rastet e fundit mendohet tė jenė tė konsiderueshme aq sa tė meritojnė njė proces tė plotė gjyqėsor.

Nuk ka dyshim se kėto dhe raste tė tjera nga ILDKP-ja do tė vazhdojnė tė gjenerojnė interes pėr mediat, pėr publikun e gjerė dhe pėr zyrtarėt. Nė njė sallė plot me gazetarė dhe me pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile kėtė muaj, ILDKP-ja njoftoi procedura tė reja tė plotėsimit tė formularėve pėr deklarimin publik – qė ėshtė njė nga shenjat e shumta qė kjo agjenci po ndihmon nė krijimin e njė kulture tė re tė transparencės nė Shqipėri nė bazė tė standardeve tė llogaridhėnies dhe tė ndershmėrisė sė zyrtarėve tė saj publikė.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk