Bookmark or Share:

Rubrika Speciale

Foto nga: Revista Klan
 

Drejtoresha e USAID-it nė Revistėn Klan

Nga Anduela Nika

Ekonomia. Korrupsioni. Turizmi. Tre ēėshtje tė nxehta, pėr tė cilat flet pėr “Klan”, Drejtoresha e USAID nė Shqipėri, Roberta Mahoney. Ēfarė nėnkupton ajo kur thotė se duhet tė ngremė zėrin dhe si e sheh Shqipėrinė e shqiptarėt.

Ėshtė e huaj, por shumica e zyrtarėve tė lartė shqiptarė do tė viheshin nė siklet nėse do tė diskutonin me tė pėr malėsitė, rivierėn shqiptare, apo qoftė edhe pėr Tiranėn. Roberta Mahoney, Drejtoresha e Misionit tė USAID-it nė Shqipėri, nuk ka lėnė pėllėmbė tė vendit pa shkelur. Ia ka dashur puna, por pse jo tė udhėtuarit ėshtė dhe njė pasion i saj. Menjėherė pas pėrfundimit tė kėsaj interviste, iu desh tė udhėtonte drejt Korēės. Njė qytet i veēantė pėr tė, jo vetėm pėr byrekun me shije tė jashtėzakonshme, por dhe pėr projektet qė USAID ka nė kėtė zonė. E qė nė fakt janė shumė nė shumė qytete shqiptare. Duke vėnė nė dukje se Shqipėria ka bėrė hapa tė rėndėsishėm pėrpara nė luftėn kundėr korrupsionit, Mahoney nėnvizon se ky fenomen ėshtė prezent dhe mbetet akoma pėr tė bėrė nė kėtė fushė. Nga qeveria, qė duhet tė forcojė luftėn kundėr korrupsionit, por edhe nga qytetarėt qė duhet tė denoncojnė dhe tė mos tolerojnė akte tė tilla. Pėr klimėn e biznesit ajo shprehet optimiste, duke na sjellė shembuj programesh tė suksesshme, qė nga kreditimi i mė shumė se 4000 bizneseve tė vogla e tė mesme e hapja e mė shumė se 1.200 vendeve tė reja pune, deri tek ai mė i fundit i eksportit tė bostanit shqiptar nė supermarketet ASDA, degė angleze tė Wall Mart; rrjeti mė i madh nė botė tregtues ushqimor. “Ju jeni njė vend i bukur”, thotė Mahoney, ” me njerėz shumė tė bukur”. Njė bukuri qė sipas saj duhet medoemos t’u tregohet tė huajve. Si? Drejtoresha e USAID na e tregon njė rrugė.

Transkriptimi i intervistės

Klan: Pėrpjekjet e vitit tė fundit pėr privatizimin e KESH, ARMO dhe INSIG u kompletuan me asistencėn e IFC, Bankės Botėrore dhe USAID. Nė cilin prej kėtyre projekteve kontrobuoi USAID?

Mahoney: Po, USAID ishte i pėrfshirė nė privatizimin e KESH-it. Ne ishim tė kėnaqur  nga bashkėpunimi me qeverinė shqiptare dhe me institutet e tjera financiare ndėrkombėtare pėr tė siguruar qė procesi i privatizmit tė plotėsohej nė mėnyrė tė suksesshme dhe efikase. Programi dyvjeēar prej 1.2 milion dollarėsh i USAID asistoi qeverinė shqiptare, nė mėnyrė tė veēantė Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, pėr tė zhvilluar politikat ligjore, ato rregullatore dhe strukturat e duhura tė tregut pėr privatizimin. Gjithashtu u punua me Entin Rregullator tė Energjisė (ERE) pėr tė ndėrtuar aftėsinė, nė mėnyrė qė tė shėrbejė si njė trup rregullator transparent i pavarur nga kontrolli shtetėror. Privatizmi i KESH ishte njė zhvillim domethėnės pėr Shqipėrinė, i cili  nė njė kohė tė mėvonshme do tė sjellė praktika moderne tė menaxhimit, tė cilat do tė pėrmirėsojnė shėrbimet energjetike pėr tė gjithė shqiptarėt, duke bėrė tė mundur thithjen e investimeve, shumė tė nevojshme, tė kapitaleve nė sektorin e energjisė elektrike. Njė furnizim mė i sigurtė nė sasi dhe nė kohė i bizneseve me energji elektrike do t’i paraprinte rritjes ekonomike dhe investimeve private edhe nė kėtė periudhė tė paqartė tė ekonomisė globale.

Klan: Nė vitet 2002-2007, USAID nėpėrmjet programit tė saj SBCA injektoi mbi 3 milionė dollarė nė sistemin financiar shqiptar, nė njė skemė tė garantuar, qė mundėsoi kredi pėr biznesin e vogėl. Duke ju referuar tė dhėnave tuaja, ky program asistoi mė shumė 4.000 biznese dhe hapi mbi 1200 vende tė reja pune. A mendoni se Shqipėrisė i duhen akoma tė tilla projekte?

Mahoney: Mendoj se ēdo projekt gjen zbatim nė kohėn nė tė cilėn ėshtė menduar tė zbatohet. Projekti SBCA ishte njė program kreditimi dhe kėshillimi biznesesh 5 vjeēar nė sektorin privat. Njė nga komponentėt e programit, siē e pėrmendėt dhe ju, ishte financimi direkt i klientėve tė kualifikuar  nė sektorin prodhues, duke i ndihmuar bizneset e vogla tė zgjedhura, pėrmes garantimit tė kredive. Programi ishte i suksesshėm dhe ndihmoi pėr t’u treguar bankave se kredia pėr biznesin e vogėl ishte frytdhėnėse. Sistemi i sotėm bankar nė Shqipėri ėshtė shumė mė konkurrues dhe mjaft mė i zhvilluar sesa ishte nė vitin 2002.

Ndėrkohė qė marrja e njė kredie sot pėr biznesin e vogėl nuk has nė pengesa, siē ndodhte nė atė kohė kur disa lloje biznesesh nuk merreshin shumė nė konsideratė. Pikėrisht pėr t’i ndihmuar kėto sektorė, USAID/Albania dhe Raiffeisen Bank nėnshkruan njė marrėveshje garancie me portofol kredie prej 12 milion dollarėsh pėr tė inkurajuar bankėn qė tė rrisė kreditė nė sektorin privat, tė fokusuara nė bizneset shumė tė vogla, tė vogla dhe tė mesme, veēanėrisht nė sektorin bujqėsor dhe prodhues. Ne shpresojmė, se ky lloj kreditimi do t’i lejojė ndėrmarrjeve shumė tė vogla, tė vogla dhe tė mesme shqiptare tė fuqizohen dhe tė zgjerohen, nė mėnyrė qė tė bėhen mė konkurruese nė treg. Unė mendoj se nėse e shikoni nė tėrėsi, do tė vėreni njė zhvillim nė portofolin tonė tė kredive pėrsa i pėrket kreditimit tė biznesit tė vogėl. Ne po e inkurajojmė sektorin bankar privat, qė tė jetė mė i pėrfshirė nė kreditimin e mesėm dhe tė vogėl.

Klan: Cilat projekte do tė konsideronit si mė tė rėndėsishmet pėr USAID, pėr sa i pėrket sektorit tė rritjes ekonomike dhe tregtisė?

Mahoney: Strategjia e USAID pėr rritjen ekonomike fokusohet nė tre pika: Forcimin e kapacitetit konkurrues tė sektorit privat; lehtėsimin e kreditimit komercial pėr ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme dhe pėrmirėsimin e mjediseve lehtėsuese pėr rritjen e zhvillimit tė tregtisė dhe investimeve. Tė gjitha programet tona nė njėfarė mėnyre promovojnė produktivitetin dhe konkurrueshmėrinė e ndėrmarrjeve tė vogla e tė mesme, duke rekomanduar adoptimin e risive teknologjike, arritjen e cilėsisė sė standardeve ndėrkombėtare dhe teknikat e mira tė menaxhimit dhe marketingut. Ne po punojmė shumė pranė dhe njė pėr njė me bizneset, duke i ndihmuar ato tė promovojnė veten. Aktualisht ne kemi dy projekte aktive.

Njė nga dy projektet kryesore ėshtė ai i Konkurrueshmėrisė Bujqėsore Shqiptare (AAC), i cili mbulon sektorin bujqėsor dhe fokusohet nė rritjen e tė ardhurave pėr familje nė zonat rurale, duke zhvilluar dhe forcuar kapacitetet konkuruese tė prodhuesve tė produkteve bujqėsore tė vlerėsuara. Kėtė verė, me ndihmėn e USAID njė grup fermerėsh tė pėrparuar tė udhėhequr nga Kompania Bruka Seedling, janė duke furnizuar me bostanė supermarketet ASDA, degė angleze tė Wall Mart; rrjeti mė i madh nė botė tregtues ushqimor. Kompania ka eksportuar disa kontenierė dhe projekti po punon me furnizuesin pėr strategjinė e vitit tė ardhshėm, me qėllim rritjen e mėtejshme tė shitjeve. Projekti tjetėr kryesor, si dhe mė i riu i USAID, prej 9,7 milion dollarėsh, ėshtė ai i Zhvillimit Konkurues tė Sipėrmarrjeve (CED), i cili punon nė mėnyrė direkte me kompani nė 10 qytete pėr tė forcuar konkurrueshmėrinė dhe produktivitetin e tyre. Ne shpresojmė tė forcojmė tregun dhe investimet, tė rrisim produktivitetin e ndėrmarrjes, po ashtu dhe tė pėrmirėsojmė zhvillimin e aftėsive tė forcės punėtore.

Klan:  Para zgjedhjeve tė fundit elektorale, USAID publikoi njė raport mbi korrupsionin, qė e nxiste Shqipėrinė tė rrisė mė tej pėrpjekjet pėr tė pėrmirėsuar situatėn nė kėtė fushė. Nė zbatim tė marrėveshjes prej 13,8 milion dollarėsh, tė nėnshkruar nga Shqipėria dhe Korporata Sfida e Mijėvjeēarit (Millennium Challenge Corporation), pėr tė ndihmuar vendin nė luftėn kundėr korrupsionit dhe pėrmirėsimit tė mjedisit pėr biznesin, a mendoni se vendi ynė i ka bėrė hapat e nevojshme nė mėnyrėn e duhur?

Mahoney: Mė duhet tė them se korrupsioni ėshtė njė problem dhe mbetet njė problem, por kjo nuk do tė thotė se nuk ka patur dhe progres. Qeveria shqiptare dhe vetė shqiptarėt kanė bėrė hapa domethėnės nė luftėn kundėr korrupsionit. Siē dhe tregon raporti, korrupsioni nė Shqipėri mbetet njė problem serioz, por ajo qė ėshtė nėnvizuar edhe nė dhėnien e konkluzioneve ėshtė se korrupsioni mund tė zvogėlohet kur njerėzit shqetėsohen pėr tė dhe luftojnė kundėr tij. Deklarimet qė bėra nėnvizojnė rolin e qeverisė pėr t’u dhėnė zė premtimeve tė dhėna pėr reforma dhe forcimin e ligjit, rolin aktiv e konstruktiv qė duhet tė luajė shoqėria civile pėr tė siguruar suksesin e pėrpjekjeve tė qeverisė dhe atė tė qytetarėve tė zakonshėm tė cilėt duhet te ngrenė zėrin dhe tė mos tolerojnė aktet korruptive qė ndeshin nė jetėn e pėrditshme. Rregullat duhet tė forcohen dhe qytetarėt duhet tė thonė qė duam njė sistem tė pastėr dhe nuk duam tė mbėshtesim korrupsionin. Kėtė nėnkuptoj unė kur them se njerėzit duhet tė ngrenė zėrin.

Pėr sa i pėrket pėrpjekjeve tė USAID, ne aktualisht jemi nė vitin e tretė dhe tė fundit tė zbatimit tė programit tonė, i cili ka punuar me gjykata tė zgjedhura pėr tė pėrmirėsuar efikasitetin dhe performancėn, po ashtu dhe pėrgjegjėsinė dhe trasparencėn nė publik. Ne gjithashtu mbėshtesim institucionet e rėndėsishme jashtė bordit si: Inspektorati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, institucionet e pavarura vėzhguese dhe organizatat mbrojtėse, nė rolin e tyre monitorues nė performancėn dhe financimin e sektorit publik. Hapi i parė i Marrėveshjes sė Prag-Sfidės sė Mijėvjeēarit (KSM) pati njė sukses tė konsiderueshėm me hapjen e Qendrės Kombėtare tė Regjistrimit tė Bizneseve, sistemit tė ri tė prokurimit online dhe reformave pėr ta bėrė sistemin e taksimit shqiptar mė transparent dhe efikas. Nė fazėn e dytė, programi kishte njė plan akoma mė ambicioz, duke mbartur suksesin e arritur nė fazėn e parė, duke ngritur gjykatėn administrative, pėrmirėsuar administrimin e taksave, krijimin e “one stop shop” pėr licensimin e bizneseve, pėrcaktimi i procesit tė planit tė rregullimit tė territorit. Suksesi i tė gjithė kėtyre komponentėve ėshtė shumė i rėndėsishėm, nėse Shqipėria shpreson qė njė ditė tė kualifikohet pėr Marrėveshjen e Sfidės sė Mijėvjeēarit.

Klan: Ēfarė projektesh ka USAID nė promovimin e turizmit?

Mahoney: Turizmi ėshtė i mrekullueshėm. Eshtė njė vend i bukur dhe ėshtė e vėshtirė tė mos e thuash kėtė, kur sheh plazhe tė tilla mahnitėse, fshatra interesantė, kėshtjella tė bukura dhe ku avantazh janė gjithashtu edhe vetė shqiptarėt. Ju keni jo vetėm njė vend shumė tė bukur, por edhe njerėz shumė mikpritės. Eshtė njė bukuri mbresėlėnėse, e cila duhet medoemos qė t’u tregohet tė huajve. Nė tė kaluarėn ne kemi patur shumė projekte dhe tani po e shohim turizmin si njė nga ato sektorė, me tė cilėt Shqipėria mund tė ketė avantazhe tė mėdha nė tregun ndėrkombėtar. Ky ėshtė njė vend i bukur me njerėz tė bukur. Ne presim qė turizmi tė jetė njė nga komponentėt kryesorė tė zhvillimit tė vendit. Ne shpresojmė qė tė kemi mundėsi qė tė lemė shenjė me tė, nė mėnyrė qė Shqipėria tė shndėrrohet nė vendin e njė milion destinacioneve, nė mėnyrė qė njerėzit tė zgjedhin tė udhėtojnė nė kėtė zonė e mė pas tė tregojnė historinė shqiptare nė vendet nga ata vijnė.

Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė qė njerėzit tė mėsojnė pėr bukurinė e vendit dhe trashėgiminė e tij kulturore, duke u kthyer nė kėtė mėnyrė nė njė destinacion turistik. USAID ka qenė aktiv nė promovimin e turizmit pėr shumė vite, veēanėrisht e fokusuar nė ndėrmarrjet e vogla e tė mesme tė pėrfshira nė kėtė sektor, po ashtu dhe nė mbėshtetjen e qeverisė pėr tė pėrmirėsuar dhe afishuar imazhin shqiptar si njė vend me kulturė tė pasur dhe unike e me destinacione turistike tėrheqėse. Me programin e ri tė USAID tė Zhvillimit Konkurues tė Sipėrmarrjeve, ne do tė vazhdojmė tė angazhohemi me ndėrmarrjet nė sektorin e turizmit dhe tani sė fundmi kemi nėnshkruar njė marrėveshje bashkėpunimi me njė hotel nė Korēė. Shqipėria ka njė potencial tė jashtėzakonshėm pėr t’u shndėrruar nė njė destinacion turistik tė klasit tė parė dhe USAID mezi po pret qė jetė partnere me bizneset pėr t’i ndihmuar ato tė pėrmbushin kėtė potencial.

Klan: Ju keni rreth njė vit qė jeni nė Shqipėri. A keni parė mjaftueshėm nga vendi ynė?

Mahoney: Kam udhėtuar mjaft, por besoj se kam akoma shumė pėr tė parė. Kam vizituar bregdetin tuaj tė mrekullueshėm, kam qenė nė Vlorė, Dhėrmi, Sarandė. Durrės. Shkoj shpesh nė Korēė dhe aty kam ngrėnė njė byrek me njė shije tė jashtėzakonshme. Ju keni njė rivierė mahnitėse dhe njerėz tė mrekullueshėm, veēanėrisht mikpritės. Edhe veriu mė kanė lėnė njė pėrshtypje tė veēantė.  Projektet e USAID mė kanė ndihmuar qė tė vizitoj shumė nga qytetet dhe fshatrat e Shqipėrisė.  

Klan: Ju pėlqen mė shumė fshati shqiptar apo qyteti? Kjo mbetet mes nesh.

Mahoney: Unė jetoj jashtė Tirane, por ēdo mėngjes kam Tiranėn para syve tė mi. Eshtė bukur dhe fat t’i kesh tė dyja. Nė mėngjes mė ndodh shpesh tė vij nė punė nė kėmbė, duke marrė e dhėnė pėrshėndetje me kalimtarė gjatė tė gjithė rrugės, pothuajse njėsoj si me kolegėt e mi nė zyrė.  Dhe ky ėshtė nga ato mėngjeset interesante. Nuk mund tė them nėse mė pėlqen njėri mė shumė se tjetri, por qė mė pėlqejnė tė dyja.

Klan: Ju faleminderit!


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk