Njoftime pėr Shtyp
- Rifreskimi i fundit: 25 Shtator 2009
![]()
|
USAID Eksploron Mundėsi pėr Produktet Shqiptare nė Industrinė Ushqimore me Pakicė
TIRANE 25 SHTATOR, 2009 Sot, Programi i USAID-it, Konkurrueshmėria e Bujqėsisė Shqiptare, organizoi njė forum specific me liderė tė biznesit dhe ekspertė tė bujqėsisė me temė: mundėsitė e zhvillimit tė tregjeve pėr produktet bujqėsore shqiptare. Aktiviteti u zhvillua si pjesė pėrbėrėse e Panairit Kombėtar tė Produkteve Bujqėsore, organizuar nga Kėshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH). Z. Genc Ruli, Ministėr I Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit dhe Zj. Roberta Mahoney, Drejtore e Misionit tė USAID-it, hapėn aktivitetin.
Sot, fermerėt dhe tregtarėt shqiptarė kanė mė shumė mundėsi tė angazhohen nė bujqėsinė komerciale, tė depėrtojnė nė tregjet me vlera tė larta dhe tė shndėrrohen nė aktorėt kyē tė zhvillimit tė ekonomive rurale, tha Zj. Mahoney. Fermerėt dhe agrobizneset duhet tė vazhdojnė tė pėrmirėsojnė rendimentet dhe cilėsinė e produkteve tė tyre, si edhe tė pėrdorin informacionin e tregut pėr tė maksimizuar avantazhet e tyre konkurruese.
Gjatė kėtij aktiviteti, Programi AAC i USAID-it paraqiti njė prezantim lidhur me perspektivat e tregut pėr njė sėrė komoditetesh me rėndėsi ekonomike pėr Shqipėrinė. Sipas analizave tė kryera, ekzistojnė shumė mundėsi prej tė cilave mund tė pėrfitojnė tregtarėt shqiptarė, sidomos pėr produktet e hershme dhe tė vona. Po ashtu, ekzistojnė mundėsi pėr zėvendėsimin e importeve nėpėrmjet rritjes sė cilėsisė, pėr produkte tė tilla si mollėt dhe agrumet. Tregjet e synuara, qė pėrshkruhen nga programi AAC, pėrfshijnė tregjet ndėrkombėtare me pakicė, tregjet ushqimore me shumicė vendase, si edhe tregtarėt lider me pakicė.

