Bookmark or Share:

Njoftime pėr Shtyp

 

Linja telefonike falas pėr qytetarėt mbėshtet ILDKP nė luftėn kundėr korrupsionit

TIRANĖ 28 shtator 2009 Inspektoriati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive (ILDKP), me mbėshtetjen e Agjencisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillimin Ndėrkombėtar (USAID) nisi sot fushatėn televizive pėr tė inkurajuar publikun, median dhe shoqėrinė civile pėr raportimin e rasteve tė fshehjes sė pasurisė ose tė konflikteve tė mundshme apo reale tė interesit tek zyrtarėt publikė dhe tė zgjedhurit.

ILDKP luan njė rol tė rėndėsishėm nė pėrmirėsimin e qeverisjes nė Shqipėri me anė tė monitorimit, hetimit dhe ofrimit tė mbėshtetjes dhe udhėzimeve pėr deklarimin e pasurive dhe konflikteve tė interesit dhe i dėrgon hetimet e saj nė Prokurorinė e Pėrgjithshme pėr ndjekje tė mėtejshme penale.

Kjo nismė pasoi fushatėn e suksesshme televizive tė realizuar nė prill tė vitit 2009 nė tė cilėn u promovua “ILDKP me dyer te hapura” , qė synonte tė rriste transparencėn dhe pėrfshirjen e medias, shoqėrisė civile dhe qytetarėve si pjesė e strategjisė sė kėtij institucioni pėr bashkėpunim tė ndėrsjellė. Qindra qytetarė, pėrfaqėsues tė medias dhe shoqėrisė civil ndoqėn “ILDKP me dyer te hapura”, pėr tė parė nga afėr pėrzgjedhjen rastėsore tė zyrtarėve publikė, deklaratat e pasurisė sė tė cilėve do tė jenė subjekt i njė kontrolli tė plotė dhe tė gjithanshėm.

Fushata e tanishme televizive evidenton mėnyrat e ndryshme qė qytetarėt e interesuar mund tė pėrdorin pėr tė raportuar abuzimet e mundshme me postin nga zyrtarėt publikė. Kėto mėnyra janė: linja telefonike falas me numrin 0800-9999, posta elektronike me adresė unedenoncoj@hidaa.gov.al, ose me letėr apo vizitė nė Inspektoriatin e Lartė tė Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, qė ndodhet nė Rr. “Reshit Ēollaku, Tiranė.

Programi i USAID-it pėr Shtetin Ligjor punon me gjykata, ILDKP-nė dhe institucione tė tjera tė mbikqyrjes si dhe me organizata monitoruese pėr tė luftuar korrupsionin nė sektorin publik shqiptar.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk