Bookmark or Share:

Fjalime

Ēelėsi i Konkurrueshmėrisė

Fjalimi i Oficerit tė Programit tė USAID-it, Z. David Tompson
Konferenca e ACIT-it: “Tregtia e Jashtme Shqiptare dhe Sfida e Konkurrueshmėrisė”
Tiranė, 30 mars 2007

Ministėr Ruli,
Tė ftuar tė nderuar,

Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr mua tė marr pjesė nė kėtė konferencė sot. Do tė doja tė pėrgėzoja Qendrėn Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare qė ndėrmori kėtė nismė, qė ėshtė njė kontribut i rėndėsishėm pėr zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė. Gjithashtu, jam i kėnaqur tė rikonfirmoj angazhimin e USAID-it pėr tė promovuar rritje ekonomike tė qėndrueshme dhe me bazė tė gjerė dhe pėr tė zvogėluar varfėrinė nė Shqipėri.

Sikurse e dimė, gjatė viteteve tė fundit Shqipėria ka pėrjetuar rritje ekonomike domethėnėsė. Sektori privat ka rritur pjesėn e tij tė kontributit nė GDP-nė e vendit. Shqipėria ėshtė anėtare e Organizatės Botėrore tė Tregtisė dhe ka nėnshkruar disa Marrėveshje tė Tregtisė sė Lirė. Gjithashtu, Shqipėria ka nėnshkruar Marrėveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, qė do tė ndikojė mbi tregtinė ndėrkombėtare tė Shqipėrisė.

Ndėrsa kėto arritje janė mbresėlėnėse, Shqipėria pėrballet ende me probleme qė nuk mund tė zgjidhen shpejt apo lehtė. Kėto probleme mund tė ndikojnė pėr keq nė integrimin nė strukturat Euro-Atlantike, si dhe nė mirėqenien e vendit. Raporti i Tregtisė sė Jashtme pėr vitin 2006, publikuar prej Qendrės Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare, thekson nevojėn e Shqipėrisė qė tė merret me deficitin tregtar nė rritje. Kryesore pėr pėrmirėsimin e performancės do tė jetė aftėsia e ndėrmarrjeve tė vogla dhe tė mesme pėr tė konkurruar – nė tregun e brendshėm dhe tė jashtėm – nė tregjet globalizuese nė rritje.

Qeveria e Shteteve tė Bashkuara, pėrmes USAID-it, po ndihmon Shqipėrinė tė adresojė nevojat pėrmes programit tonė tė zhvillimit eknomik. Pėrveē sigurimit tė mbėshtetjes financiare dhe teknike pėr Qendrėn Shqiptare pėr Tregtinė Ndėrkombėtare, USAID-i po zbaton projektin Zhvillimi i Ndėrmarrjeve Shqiptare dhe Shėrbimet e Tregjeve tė Eksporteve. Kėto dy aktitivitete ndihmojnė ndėrmarrjet shqiptare tė bėhen mė konkurruese nė tregjet e brendshme dhe tė jashtme. Ato kontribuojnė nė rritjen e qėndrueshme tė ndėrmarrjeve private nė sektorėt bujqėsorė dhe jo-bujqėsorė, nė promovimin e eksporteve, nė krijimin e vendeve tė punės dhe nė pėrmirėsimin e tė ardhurave pėr familje.

Rritja e prodhueshmėrisė dhe pėrmirėsimi i standardeve tė cilėsisė janė hapa tė rėndėsishėm qė ndėrmarrjet shqiptare mund tė ndėrmarrin pėr tė konkurruar plotėsisht nė tregjet e hapura gjithnjė nė rritje. Megjithėkėtė, pėr tė pėrmirėsuar me tė vėrtetė avantazhet konkurruese tė kėtyre kompanive, kėrkohet drejtim vizionar, vullnet i qėndrueshėm politik dhe pėrpjekje tė vazhdueshme si nė sektorin publik, ashtu edhe nė atė privat, qė politikat tregtare tė adaptohen dhe tė  zbatohen nė mėnyrėn mė efektive dhe tė duhur.

USAID-i ėshtė i pėrkushtuar tė ndihmojė Shqipėrinė tė arrijė rritje tė qėndrueshme ekonomike, dhe ne shpresojmė qė kjo konference do tė udhėheqė nė veprime qė mbėshtesin konkurrueshmėrinė e ndėrmarrjeve shqiptare.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk