Bookmark or Share:

Fjalime

Kreditimi i Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme

Fjalimi i Drejtorit tė Misionit tė USAID-it, Z. Eduard T. Landau
Kreditimi i Ndėrmarrjeve tė Vogla dhe tė Mesme (SME) nė Shqipėri
Tiranė, 23 shkurt 2007

Ministėr Gjana,
Zonja dhe Zotėrinj,

Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr mua t’ju pėrshėndes kėtė mėngjes. Prezantimi i sotėm i performancės dhe i rezultateve tė fondit tė garancisė sė kredive i zbatuar pėrmes njė partneriteti pesėvjeēar ndėrmjet USAID-it dhe Bankės Kombėtare Tregėtare (BKT), thekson rėndėsinė e zhvillimit ekonomik nė Shqipėri.

Njė objektiv kryesor i asistencės sė zhvillimit tė Shteteve tė Bashkuara pėr Shqipėrinė ėshtė nxitja e rritjes ekonomike tė qėndrueshme dhe me bazė tė gjerė, dhe ulja e varfėrisė. Ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme (SME-tė) pėrfaqėsojnė motorin e rritjes.

Aktualisht sektori privat nė Shqipėri kontribuon me mė shumė se 75% tė Produktit tė Pėrgjithshėm  Bruto (GDP) dhe mė shumė se 62% tė gjithė tė punėsuarve.  Ndėrmarrjet mikro, tė vogla dhe tė mesme pėrbėjne 99% tė ndėrmarrjeve private dhe rreth 75% tė tė punėsuarve nė sektorin jo-bujqėsor. Rritja e ndėrmarrjeve fitimprurėse private do tė krijojė mė shumė vende tė lira pune dhe tė ardhura mė tė mėdha pėr shqiptarėt.

Kyē nė stimulimin e rritjes sė firmave tė vogla ėshtė marrja e kredive. Tradicionalisht, bankat nė Shqipėri dhe tregjet nė zhvillim kanė ndjekur praktika kreditimi tepėr konservative. Praktika e kėrkesės pėr kolateral tė lartė ose e kredive afatshkurtra pėr tė zbutur riskun kufizojnė sė tepėrmi kreditė e shumė-kėrkuara pėr individė dhe bizneset e vegjėl.

Nė 2002, USAID nisi njė program pėr garantimin e kredive, me njė vlerė prej 750,000 dollarėsh, nė partneritet me BKT pėr tė stimuluar kreditimin e bizneseve qė punojnė nė sektorin bujqėsor dhe tė industrisė prodhuese nė Shqipėri. Nėn kujdesin e projektit SBCA tė USAID-it, objektivi ynė ishte sigurimi i financimit nėpėrmjet kreditimit tė drejtėpėrdrejtė dhe i programit tė garancisė pėr ndėrmarrjet e vogla tė besueshme dhe fitimprurėse, dhe tė treguarit qė kreditimi i biznesit tė vogėl ėshtė njė biznes fitimprurės dhe i mirė, pavarėsisht nga rajoni i vendit apo nga sektori prodhues.

Projekti ka arritur rezultate tė mėdha, duke e pėrdorur fondin e garancisė pėr afro 200 kredi, me vleftė 5.3 milionė dollarė pėt SME-tė nė sektorin prodhues dhe duke rezultuar me minimum kredish tė pakthyeshme. Si rezultat, bankat kanė rritur me kujdes praktikat e tyre kredituese nė njė numėr gjithnjė e mė tė madh SME-sh.

Pėrsa i pėrket rritjes ekonomike, Shqipėria ka potencial tė madh dhe njė nga kėta mekanizma kyē pėr maksimizimin e performancės ėshtė kreditimi i SME-ve. Ne shpresojmė qė programi tė ketė inkurajuar vazhdimėsinė e partneritetit mes bankave dhe SME-ve pėr njė periudhė afatgjatė.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk