Bookmark or Share:

Fjalime

Reforma e Prokurimeve Publike

Fjalimi i Drejtorit tė Misionit tė USAID-it, Eduard T. Landau
Tryeza e Rrumbullakėt mbi Prokurimet me Gratė Afariste
12 mars 2007

Ju falenderoj pėr mundėsinė qė tė ndodhem kėtu kėtė mėngjes. Jam nė dijeni qė sot do tė keni njė ditė tė ngjeshur, prandaj mė lejoni t’ju flas shkurt.

Ju ndoshta keni dėgjuar mbi Marrėveshjen e Pragut tė Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit qė Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar menaxhon nė Shqipėri. Kjo marrėveshje dy-vjeēare, mes Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara, ndihmon Shqipėrinė nė zvogėlimin e korrupsionit nė tre zona tė administratės publike – administrimin e tatimeve, prokurimet dhe regjistrimin e biznesit. Kjo ėshtė pjesė e programit tė pėrgjithshėm tė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr tė nxitur rritjen ekonomike, forcimin e demokracisė dhe qeverisjes, dhe investimin nė njerėz.

Ju qė jeni pjesė e komunitetit tė biznesit do tė filloni tė shihni dhe tė prekni sė shpejti pėrmirėsime tė ndjeshme nga projekti i Korporatės Sfida e Mijėvjeēarit. Kėtė verė, Qeveria e Shqipėrisė do tė hapė dyert e njė qendre kombėtare pėr regjistrimin e biznesit nė Tiranė, qė do t’u lejojė bizneseve tė regjistrohen pėrmes njė procesi administrativ nė vetėm njė ditė. Ju do tė nisni tė shihni gjithashtu njė transparencė, paanėsi dhe eficiencė mė tė lartė nė sistemin tatimor.

Dhe, brenda pak muajve, Shqipėria do tė ketė njė sistem elektronik publik prokurimesh qė pėrdor ‘fjalėn e fundit’ tė teknologjisė sė informacionit. Plani i prokurimeve elektronike publike ėshtė nė pėrputhje me Ligjin e ri tė Prokurimeve dhe nė pershtatje me standardet e BE-sė. Ndėrkohė, Agjencia e Prokurimeve Publike po u lejon mė shumė ofertuesve akses falas nė dokumentat e tenderimit nė kohė reale (online).

Vitin e ardhshėm, kur prokurimi elektronik tė jetė funksional, kompanitė shqiptare do tė kenė nė dispozicion tė tyre njė sistem qė siguron aksesin mė tė madh tė mundshėm nė tendera pėr bizneset dhe publikun, dhe sistemin qeveritar mė transparent e konkurues pėr caktimin e kontratės fituese. Ne presim qė bizneset tė pėrfitojnė menjėherė nga mundėsitė e krijuara prej kėtyre reformave.

Por, njė sistem prokurimesh eficient, i drejtė dhe transparent kėrkon qė tė dy, qeveria dhe bizneset tė pajtohen me rregullat dhe tė pranojnė konkurencėn e drejtė. Nėse kjo reformė nė prokurime do tė ketė sukses, do tė varet nga konsultimet me komunitetin e biznesit. Bizneset janė partnerė nė kėtė reformė, veēanėrisht bizneset e drejtuara prej grave.

Me numrin nė rritje tė grave afariste qė po hyjnė nė njė sektor privat nė zhvillim, tė pėrbėrė nga ndėrmarrje tė vogla dhe tė mesme – shumė prej tė cilave aktualisht zotėrohen prej grave – gratė pėrbėjnė njė pjesė tė rėndėsishme tė sektorit sipėrmarės shqiptar. Ato po prodhojnė njė pjesė mė tė madhe tė tė mirave dhe shėrbimeve tė qeverisė. Prandaj, gratė, kanė njė rol tė madh pėr tė luajtur dhe, tė mos harrojmė, njė interes ekonomik qė tė sigurohen qė reforma tė prodhojė njė proces qė ėshtė i drejtė dhe transparent ndaj gjinive.

Kuadri i ri i prokurimeve ėshtė njė hap drejt paanėsisė. Ai inkurajon autoritetet kontraktuese tė pėrfshijnė ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme nė prokurimet publike. Ai siguron konkurencė dhe transparencė nė kontraktimet e qeverisė.

Tė gjithė ju qė keni ardhur pėr tė marrė pjesė nė kėtė diskutim sot, faleminderit.


Get Adobe Reader
Kjo faqe mund te permbaje skedare PDF.
Per ti lexuar ata Shkarko Adobe Reader!
Copyright © 2009 USAID Albania. All rights reserved.
Powered by E-Rise CMS - ShqiperiaCom Shpk