Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 15 Mars 2007
Fjalimi: Pėrsosja e Harmonisė Fetare
Fjalimi i Drejtorit tė Misionit tė USAID-it, Z. Eduard T Landau
Ceremonia e mbylljes sė Projektit Pėrsosja e Vlerave tė Harmonisė Fetare nė Shqipėri
Tiranė, 15 mars 2007
Tė nderuar udhėheqės fetarė, tė ftuar, zonja dhe zotėrinj,
Jemi sot kėtu pėr tė festuar arritjet e Projektit tė USAID-it Pėrsosja e Vlerave tė Harmonisė Fetare nė Shqipėri. Programi u zbatua nė partneritet me World Learning dhe udhėheqėsit fetarė nė vend. Ky projekt ėshtė pjesė e programit tė pėrgjithshėm tė USAID-it qė nxit rritjen ekonomike, forcon demokracinė dhe qeverisjen, dhe mbėshtet investimet nė njerėz nė Shqipėri.
Sikurse pėrmendi Z. Kule, ky projekt ka pasur disa suksese tė mėdha dhe ka mundur tė pėrmbushė shumė nė njė periudhė tė shkurtėr kohe. Qė nga fillimi i kėtij projekti dy vjet e gjysėm mė parė, ai ka mbėshtetur dhe plotėsuar pėrpjekjet e komuniteteve fetare nė Shqipėri pėr tė zgjeruar mundėsitė pėr dialog ndėr-fetar.
Pėrmes kėtij projekti, USAID-i siguroi mbėshtetje pėr disa nisma ndėr-fetare tė komuniteteve, ngriti pesė qendra ndėr-fetare, organizoi kampe verore pėr tė rinjtė, siguroi trajnime pėr zbutje konfliktesh pėr aktivistėt fetarė, sponsorizoi disa tryeza tė rrumbullakėta pėr median dhe kontribuoi nė mėnyrė aktive pėr pėrforcimin e vlerave ekzistuese tė harmonisė fetare nė Shqipėri.
Vetėm javėn e shkuar, ne pamė udhėheqės fetarė tė mblidhen sė bashku nė njė simpozium pėr formimin e kėshillit tė parė ndėr-fetar tė Shqipėrisė. Ne i pėrgėzojmė kėto pėrpjekje pėr tė rritur bashkėpunimin dhe mbėshtetur harmoninė mes komuniteteve tė shumta fetare nė Shqipėri.
Nė tė vėrtetė, projekti filloi tė ngrejė aktivitetet e sipėrpėrmendura mbi njė bazė tashmė tė fuqishme. Shqipėria ėshtė njohur dhe njihet si njė vend ku njerėzit i kanė dhėnė gjithnjė rėndėsi mirėkuptimit dhe bashkėpunimit ndėrmjet besimeve tė ndryshme fetare. Ky mirėkuptim ėshtė tejet i rendėsishėm pėr zhvillimin e pėrgjithshėm tė shoqėrisė, nė paqe dhe pjesmarrjen aktive nė ēėshtjet rajonale dhe botėrore.
Ne, si Amerikanė, kemi shijuar rezultatet e mirėkuptimit dhe harmonisė fetare nė pjesėn mė tė madhe tė historisė sonė.Qeveria e Shteteve tė Bashkuara ėshtė e kėnaqur qė ka pasur mundėsinė tė pėrforcojė strukturat e harmonisė fetare nė Shqipėri. Dhe kemi besim qė i gjithė populli shqiptar do tė vazhdojė tė luftojė pėr kėtė qėllim.
Mė lejoni ta pėrfundoj fjalimin tim me vlerėsimin e arritjeve tė projektit dhe tė pėrgėzoj udhėheqėsit fetarė dhe personelin e projektit pėr kontributet qė ata kanė dhėnė pėr kėto suksese.
