Fjalime
- Rifreskimi i fundit: 03 Maj 2007
Fermerėt nė Tregje
Fjalimi i Drejtori tė Misionit tė USAID-it, Z. Eduard T. Landau
Seminari pėr Transferimin e Teknologjisė Bujqėsore
Durrės, 3 maj 2007
Z. Ministėr i Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit,
Tė ftuar dhe pjesėmarrės tė nderuar,
Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe tju uroj pjesėmarrjen nė kėtė seminar sot.
Ky seminar konfirmon angazhimin e vazhdueshėm tė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara dhe tė popullit amerikan nė mbėshtetje tė sektorit bujqėsor shqiptar, pėrmes programeve tė asistencės sė zhvillimit ekonomik qė nxisin rritje ekonomike tė qėndrueshme dhe me bazė tė gjerė, si dhe uljen e varfėrisė.
Pėrveē kėtij qėllimi, aktivitetet e USAID-it punojnė pėr pėrforcimin e demokracisė dhe tė shtetit tė sė drejtės dhe pėr pėrmirėsimin e shėrbimeve shoqėrore qė ndikojnė si nė komunitet urbane, ashtu edhe nė ato rurale.
Si ekspertė dhe profesionistė tė fushės, ju tė gjithė e dini tejet mirė rėndėsinė e bujqėsisė pėr ekonominė shqiptare. Ky sektor siguron tė ardhurat bazė pėr afro 57 pėr qind tė popullsisė dhe zė afėrsisht 23 pėr qind tė Prodhimit tė Brendshėm Bruto.
Por, pavarėsisht nga kėto statistika, ekzistojnė ende shumė pak agrobiznese konkurruese, eksportet kanė mbetur shumė pas importeve dhe shumė prej fermave vazhdojnė tė operojnė nė nivel mbijetese.
Megjithėkėtė, ky sektor ka potencial tė konsiderueshėm pėr tė nxitur rritjen ekonomike, pėr tė rritur tė ardhurat dhe pėr tė ulur varfėrinė nė zonat rurale.
Nė fakt, fitimet e shpejta bujqėsore mund tė shpien nė rritjen mė tė shpejtė tė numrit tė tė punėsuarve nė fermė dhe jashtė saj dhe janė kanalet mė tė mira pėr sigurimin e rritjes ekonomike me bazė tė gjerė pėr vendin.
Kjo do tė thotė rritje e tė ardhurave tė fituara nga fermat individuale pėrmes rritjes sė produktivitetit dhe rritjes sė sasisė sė produkteve dhe pėrmirėsimit tė eficiencės nė pėrpunim dhe marketing. Sektori si i tėrė duhet tė pėrmbushė nevojat e brendshme dhe tė rrisė eksportet.
Kėto janė vetėm disa prej vėshtirėsive me tė cilat pėrballet ky sektor, dhe ndonėse sfiduese, mund tė arrihen pėrmes pėrpjekjeve tė bashkėrenduara tė sektorit publik dhe privat pėr forcimin e konkurrueshmėrisė sė prodhuesve dhe aftėsive pėr hyrjen nė tregje.
Elementi i parė, konkurrueshmėria, varet nga pėrmirėsimi i produktivitetit. Dhe ky, mes te tjerash, ėshtė nė varėsi tė arritshmėrisė sė teknologjisė mė tė mirė nga fermeri.
Nė Shtetet e Bashkuara, rėndėsia qė i jepet krijimit tė njė sistemi pėrgjegjės, modern pėr transferimin e teknologjisė ėshtė ēelėsi pėr modernizimin e plotė tė sektorit bujqėsor amerikan dhe pėr arritjen e fitimeve tė jashtėzakonshme nė prodhimin bujqėsor gjatė 50 viteve tė fundit.
Forca e sistemit amerikan tė transferimit tė teknologjisė qėndron nė marrėdheniet e forta mes kėrkimit, kėshillimit dhe arsimimit, tė cilat janė tė afta tu pėrgjigjen kėrkesave vazhdimisht tė ndryshueshme tė ekonomisė sė tregut tė hapur.
Dėshiroj tė pėrgėzoj pėrpjekjet qė ka bėrė qeveria shqiptare dhe Ministri Gjana pėr ta bėrė zhvillimin e qėndrueshem bujqėsor njė pėrparėsi kombėtare.
Jam i kėnaqur tė shoh mes pjesėmarrėsve tė kėtij seminari pėrfaqėsues nga insitucionet dhe nga organizatat publike dhe private, veēanėrisht praninė e vetė fermerėve. Shpresoj qė ky seminar tė shpjerė drejt njė vizioni tė pėrbashkėt pėr sistemin e transferimit tė teknologjisė nė Shqipėri dhe nė veprime konkrete praktike pėr ta pėrmbushur kėtė vizion.
Kjo ėshtė njė nga zonat e shumta qė kėrkon vėmendje pėr tė pėrshpejtuar rritjen e sektorit bujqėsor.
Faleminderit pėr pjesėmarrjen tuaj nė kėtė seminar dhe mbetem nė pritje tė rekomandimeve tuaja.
